12.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Komuna e Dragashit apelon për kujdes të shtuar lidhur me zjarret 

Në njoftimin e Komunës, theksohet se në mbledhjen e tretë të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, është marrë vendim që të apelohet te qytetarët për kujdes të shtuar gjatë trajtimit të zjarrit.

Prandaj, Drejtoria për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike, në emër të Komunës së Dragashit dhe Komitetit Komunal për Siguri të Qytetarëve, apelon dhe kërkon nga të gjithë qytetarët e Komunës sonë që të kenë kujdes në trajtimin e zjarrit, por edhe të jenë aktivë në parandalimin e ndonjë lloji të zjarrit, sidomos zjarrvëniet në ambient të hapur, që janë raste të shpeshta në Komunën tonë. Tashmë kemi hyrë në stinën e verës ku priten temperatura të larta, të cilat shtojnë rrezikun e shfaqjes dhe përhapjes së shpejtë të zjarreve në zona të hapura. Në kushtet e verës mjafton pak pakujdesi që zjarri të shpërthejë dhe të përhapet shpejt e të dalë jashtë kontrollit”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie.

Për të shmangur rrezikun nga zjarri, si dhe për të mbrojtur mjedisin, pronën dhe jetën e qytetarëve, organet komunale kanë apeluar që zjarri të trajtohet me shumë kujdes, veçanërisht në ambiente të jashtme, për të shmangur të gjitha shkaqet e mundshme të zjarrit.

Mos ndizni zjarr në natyrë pa përgatitje paraprake, pra pa siguruar zonën ku është planifikuar të ndizet zjarri, qoftë për djegien e barit dhe bimëve të thata apo ndezjen e skarës në piknikë.

Ekskursionistët që planifikojnë piknikë në natyrë, duhet të kenë kujdes që të mos e bëjnë këtë pranë pyjeve, pikave të karburantit dhe në çdo vend ku ka rrezik të lartë për përhapjen e zjarrit.

Nëse vjen deri tek përhapja e zjarrit, mos u largoni nga vendi i ngjarjes, gjë që përbën shkelje dhe rrezikon më tej mjedisin, por përkundrazi, telefononi drejtpërdrejt Shërbimin e Zjarrfikësve, të cilët do të intervenojnë në kohën sa më të shkurtër të mundshme.

Nëse zjarri përhapet, mos u largoni nga vendi i ngjarjes, duke kryer kundërvajtje dhe duke e vënë mjedisin në rrezik shtesë, por përkundrazi, thirrni drejtpërdrejt zjarrfikësit, të cilët do të ndërhyjnë sa më shpejt të jetë e mundur.

Prandaj, apelojmë tek të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarre në vende të paautorizuara, në vende ku ka rrezik përhapjeje dhe të mos e lënë zjarrin pa mbikëqyrje, deri në shuarjen e plotë të tij, sepse në të kundërtën do të përballen me sanksione ligjore për ndezjen e zjarrit, rrezikimin e pronës dhe jetën njerëzore”, shkruan në njoftim.

Aty janë ofruar edhe numrat e kontaktit në rast nevoje:

044 615 033  Njësia e Zjarrfikësve në Dragash;

112 Qendra Operative Emergjente në Prizren;

192 Policia e Kosovës dhe

194 Ndihma e shpejtë.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Bilanci javore i Policisë Rajonale në Prizren: 1,974 gjoba, 39 aksidente dhe 8 të ndalur

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, gjatë periudhës 07.10.2024...

180 vite nga lindja e Fridrih Niçes

Sot janë bërë 180 vite nga lindja e një ndër filozofëve dhe mendimtarëve më të ndritur të shekullit të njëzet, Fridrih Niçe. Figura e...

Lajmet e Fundit