Radhë të gjata të kamionëve në hyrje të Kosovës në Vërmicë

Vendimi i qeverisë së Kosovës për të ndaluar qarkullimin e automjeteve të rënda në orët e pikut të temperaturave të larta, për të ruajtur rrugët nga dëmtimi, ka krijuar kolona të gjata të automjeteve komerciale në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë. Transportuesit kërkojnë të gjendet një zgjidhje pasi ata transportojnë edhe materie të ndjeshme siç janë karburantet.

 

Radhë kilometrike të automjeteve të tonazhit të rëndë janë krijuar në hyrje të pikës kufitare të Vërmicës nga ana e Shqipërisë. Gjendja është krijuar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ta ndaluar qarkullimin e tyre në rrugët nacionale dhe urbane, shkaku i temperaturave të larta.

Ankesat janë më të mëdha nga transportuesit e lëndëve të ndjeshme, siç janë karburantet. Prapa kamerës, ata deklarojnë se ndalesa për qarkullim ua ka vështirësuar punën.

“Është ndalesa në Kosovë që e kanë bërë nga ora 11 deri në  orën 5 nuk po i lejojnë automjetet e rënda me dal matanë dhe u bë kjo. Për neve që kemi derivate e materie të rrezikshme nuk është normale kjo por, ç’farë të bëjmë, duhet me prit”, thekson një transportues.

Vozitës automjetesh të tjera, që janë në pritje për të hyrë në Kosovë,  nuk janë të njoftuar me ndalesën e vendosur dy ditë më parë nga Qeveria.

“Arsyen nuk e dimë. Arsye ndoshta është temperaturat e larta prej 11 deri në 17. Por t’i liron, të na e bëjnë një hapësirë, e jo me prit në kufi e të bllokojmë rrugën ne”, tha vozitësi.

Kufizimi i lëvizjes, i vendosur nga Ministria e Infrastrukturës, do të jetë në fuqi deri më datën 31 të këtij muaji.RTK

 

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit