18.8 C
Prizren
E hënë, 16 Shtator, 2024

Rikthehen “Djemtë e Detit”

Grupi “Djemtë e Detit” janë rikthyer në skenën e muzikës shqiptare. “Djemtë e Detit” kanë rrëfyer në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH1 rikthimin e tyre dhe se si i bëri bashkë ana profesionale.

Nga ana e tij, kompozitori Valentin Marvukaj u shpreh se ishte bërë kohë e gjatë dhe kishte ardhur koha që “Djemtë e Detit” të shfaqeshin sërish.

“Ishte bërë kohë e gjatë dhe kishte ardhur koha që “Djemtë e Detit” të riktheheshin ashtu siç duhet të riktheheshin. Stili po ai është, patjetër mungesa…, sepse Genti (Gentian Demaliaj) na mungon, por janë bërë disa vite dhe kjo ka qenë arsyeja për të mos bërë muzikë, pas ikjes së Gentit. “Por jeta vazhdon kur nuk vazhdon”, dhe është kënaqësi të kthehemi”, u shpreh Marvukaj.

Ndërkaq, si më i vjetri i grupit muzikor, kitaristi Flamur Toska ka theksuar se “ishte ideja e Valit (Valentin Marvukaj) sepse nëse nuk e ka njeri idenë dhe meqë Genti nuk ishte më, ishte pjesa tjetër. Ishte shoku që pësuam pas ikjes së Gentit dhe rimarrjes së vetes pas një farë kohe dhe propozimi i Valit që dha këtë ide”

Toska shpjegoi se pavarësisht se vitin e kaluar grupi është rikthyer me një klip tjetër “por kjo është tjetër shkallë”.

“Shpirtërisht e rikrijuam edhe një herë idenë e bashkimit të grupit. Ne s’mund të pushojmë se kënduari, jemi aktiv çdo ditë”, u shpreh kitaristi Toska./rtsh.al/

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit voton projekt-buxhetin për vitin 2025

Në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur sot, Kuvendi i Prizrenit miratoi projekt-buxhetin për vitin 2025, si dhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027.   Me...

Moti për sot me vranësira dhe intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ku vranësirat vende-vende...

Lajmet e Fundit