2 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Thirrje për fermerët e Rahovecit: Bashkohuni në Agrofesta 2024 në Krushë të Madhe!

Komuna e Rahovecit ka njoftuar organizimin e festivalit Agrofesta 2024, që do të mbahet më 3 dhe 4 gusht në Krushë të Madhe, raporton PrizrenPress.

Ky festival ka për qëllim promovimin e kulturave bujqësore që kultivohen në komunën e Rahovecit, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për fermerët që të ekspozojnë punën dhe produktet e tyre, të ndajnë përvoja dhe njohuri me kolegët dhe të kontribuojnë në zhvillimin e bujqësisë në rajon.

Afati për paraqitjen e kërkesave për pjesëmarrje është deri më 1 gusht 2024. Fermerët e interesuar mund të kontaktojnë Drejtorinë e Bujqësisë të Komunës së Rahovecit për më shumë informacion dhe për regjistrim.

“Ju mirëpresim me kënaqësi dhe mezi presim të shohim prodhimet dhe sukseset tuaja në Agrofesta 2024!” – shprehet Drejtoria e Bujqësisë në njoftimin e saj zyrtar./PrizrenPress.com

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Kampionët bindës në Rahovec

Kampionia e Kosovës, Trepça shënoi fitore në udhëtim ndaj Rahoveci 029 57:110 (11:32, 16:23, 11:24, 19:24), në javën e 13-të të ProCredit Superligës, raporton...

Bashkimi fiton në derbin prizrenas ndaj Junior 06

Bashkimi triumfon ndaj Junior 06 në ndeshjen e xhiros së 12-të të Superligës së Femrave, me rezultat 85:60 (19:21, 21:7, 22:19, 23:13), raporton PrizrenPress. Bashkimi...

Lajmet e Fundit