-1.1 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

DokuFest po fillon, drejtori i policisë së Prizrenit priti në takim organizatorët

Sot, drejtori i policisë i Drejtorisë Rajonale në Prizren kolonel Faton Alija bashkë me stafin e tij priti në takim punë përfaqësuesit e komunës së Prizrenit njëkohësisht dhe organizatorët e festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar “Doku Fest”.

Ky festival tashmë tradicional mbahet në Prizren kryesisht në muajin gusht, sivjet festivali do të mbahet nga data 02 gushtë deri me datë 09 gushte.

Në festival do të marrin pjesë shumë artist dhe producent nga e gjithë bota por edhe numri i vizitorëve do të jetë i madhe. Andaj organizatorët e festivalit dhe zyrtarët nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren bashkëbiseduan me qëllim që ky festival të kaloj pa incidente.

“Kryesisht policia u zotua që në bashkëveprim më organizatorët të ofrojnë siguri gjatë tërë festivalit dhe për të gjithë pjesëmarrësit, por gjithashtu të kujdesen edhe për rendin dhe qetësin për të gjithë qytetarët e Prizren dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“U bisedua edhe për bashkëpunimin e mirë që ka polica me Komunën e Prizrenit me qëllim të krijimit të një ambienti më miqësorë dhe më të sigurt për qytetarët dhe vizitorët e shumtë”./PrizrenPress.com

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Dhëndri që vrau dy vëllezërit e gruas në Malishevë mbetet në paraburgim edhe për dy muaj

Gjykata Themelore e Gjakovës ka njoftuar se ia ka vazhduar paraburgimin Astrit Isufit, të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve të gruas së tij...

Aksident i rëndë në Autostradën “Ibrahim Rugova”, dyshohet për të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën ”Ibrahim Rugova”. Sipas pamjeve të siguruara nga televizioni plus në aksident janë përfshirë...

Lajmet e Fundit