1.8 C
Prizren
E diel, 17 Nëntor, 2024

Komuna e Prizrenit që dy vite pa një përkthyes të gjuhës rome

Pavarësisht që tash e dy vite gjuha rome është bërë gjuhë zyrtare në komunë të Prizrenit, ende nuk ka një përkthyes të punësuar në këtë institucion. Komuna thotë se po pret nga qeveria hapjen e procedurave të rekrutimit.   

Ka dy vite që gjuha rome është bërë zyrtare në Prizren.

Mirëpo pavarësisht kësaj, në këtë komunë tani nuk ka asnjë përkthyes të punësuar.

E kjo po i shkakton vështirësi këtij komuniteti.

“Duke e ditur që edhe dy pushtetet, lokale dhe qendrore janë në parti të ndryshme edhe ndoshta bashkëpunimi final nuk ka arritur, por nga ky mosbashkëpunim po pëson komuniteti rom”, tha Fatmir Menekshe, drejtor i organizatës “Durmish Aslano”.

Menekshe më tutje theksoi se ky komunitet është në pritje për të aplikuar në këtë pozitë.

“Nuk ka mungesë të përkthyesit, por ka mungesë ose pritje nga komuniteti që të hapet konkursi, të aplikojmë dhe të pranohen si përkthyes”, u shpreh ai.

Megjithatë nga Komuna e Prizrenit bëjnë të ditur se kanë kryer çdo procedurë sa i përket këtij institucioni dhe se po presin nga qeveria një përgjigje pozitive.

“E kanë vlerësua në buxhetin e vitit 2024 si mundësi edhe e kanë adresu në drejtim të Qeverisë së Kosovës. Mirëpo nga informacionet deri më sot që flasim, nga qeveria e Kosovës nuk është kthyer përgjigje pozitive se komuna e Prizrenit mund të hapë procedurat e rekrutimit edhe të një punëtori në këtë fushë, ndaj jemi në pritje”, tha Ymer Berisha, udhëheqës i Njësisë për Komunikim me Publikun në Komunën e Prizrenit.

Tëvë1 për këtë çështje ka kontaktuar Ministrinë e Financave, mirëpo deri në publikimin e kronikës nga ky institucion nuk është kthyer përgjigje.

Përmes një bashkëpunimi mes komunës së Prizrenit dhe organizatës Organizatës Ndërkombëtare për Migracion “IOM’’, gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, ka qenë i kontraktuar një përkthyes i cili ka përkthyer dokumente të nevojshme për këtë komunitet./tëvë1

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Çeku: Kemi investuar rreth 20 milionë euro për infrastrukturë teatrore

Ka përfunduar rinovimi i tërësishëm i teatrit të qytetit “Muharrem Qena” në Mitrovicë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku përmes një...

“Dardanët” e rinj triumfojnë në miqësoren e zhvilluar në Shkup

Ekipi U21 i Kosovës ka arritur një fitore të shkëlqyer në ndeshjen miqësore kundër Maqedonisë së Veriut U21, me rezultatin 3:1. “Dardanët” e rinj shkëlqyen...

Lajmet e Fundit