Petrit Kryeziu caktohet ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prizrenit

Prokurori Petrit Kryeziu është caktuar si ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, pas miratimit të dorëheqjes së Admir Shalës nga kjo pozitë.

Admir Shala me miratimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës tani do të kthehet në punë në Prokurorinë Speciale.

Ai ka ofruar dorëheqje nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit në fillim të muajit gusht.

Në mbledhjen e 251-të të KPK-së ishte diskutuar edhe kërkesa e kryeprokurorit të Prizrenit, për t’u dorëhequr dhe për të kaluar në Prokurori Speciale.

Shala ka qenë prokuror në PSRK deri në ditën kur është zgjedhur kryeprokuror i Prokurorisë së Prizrenit në janar 2017.

Admir Shala ishte rizgjedhur kryeprokuror i Prizrenit dhe mandati i tij përfundon në fund të vitit 2024.

Në mbledhen që po mbahet sot (27.08.2024) të Këshillit Prokurorial të Kosovës u vendos edhe zgjedhja e prokurorit Petrit Kryeziu në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit në Prizren. /Kallxo.com/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Përleshje fatale në Dragash – një i vdekur, i dyshuari në arrati

Në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit është raportuar një rast i rëndë, ku fillimisht ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Sipas informacioneve zyrtare,...

Lajmet e Fundit