Zatriqi ishte fshati që i dha strehë, bukë dhe shpirt luftës së UÇK-së

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar 26-vjetorin e betejës për Zatriqin dhe rënien heroike të tre dëshmorëve nga ky fshat, së bashku me 15 martirët e vrarë në vitin 1999.

Kryetari Latifi ka thënë se Zatriqi ishte fshati që i dha strehë, bukë dhe shpirt luftës së UÇK-së e që kontribuoi shumë për çlirimin e atdheut.

“Vepra e dëshmorëve rron përjetësisht në kujtesën tonë dhe në histori! Mazllum Kastrati, Xhafer Vehapi dhe Esat Kastrati nga Zatriqi, u pavdekësuan me pushkë në dorë në betejën e 3 shtatorit 1998, duke i dhënë nder, kuptim dhe aromë të veçantë lirisë së këtij trualli, e cila u fitua me jetë dhe me gjak. Lufta dhe heroizmi i djemve më të përkushtuar të UÇK-së do të na bëjnë krenarë sot dhe në të ardhmen!”, ka theksuar Latifi.

 

 

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

 

Më Shumë

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Lajmet e Fundit