SHKA “Agimi” feston 80-vjetorin e themelimit me koncert

Shoqëria Kulturore Artistike “Agimi” nga Prizreni shënon përvjetorin e 80 të themelimit me manifestime të ndryshme .

Për këtë ngjarje kulturore në lidhje direkte në programin e mëngjesit në RTK, ishte Festim Bytyqi, drejtor i SHKA “Agimi”, ku dha detaje rreth aktiviteteve që do të mbahen sot për nder të këtij përvjetori jubilarë.

“Përvjetori i 80-të i shoqërisë ‘Agimi’ ka filluar qysh nga fillimi i vitit 2024, ku kemi pasur shumë aktivitete. Më 16 shkurt për SHKA ‘Agimi’ kemi pasur premierën e dokumentarit, më 17 shkurt koncertin për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, dhe aktivitete tjera që janë mbajtur në qytetin e bukur të Prizrenit. Kemi vazhduar më pas edhe me paraqitje në Francë, ku edhe jemi vlerësuar jashtëzakonisht shumë. Ndërsa koncerti i sotëm do ta shënojë pak më shumë si datë afër asaj kur edhe është themeluar SHKA ‘Agimi’”, tha Bytyqi.

SHKA “Agimi” është themeluar në Prizren në nëntor të vitit 1944 dhe që nga atëherë nuk i ka ndalur aktivitetet kulturore e muzikore.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Familja në Korishë në telashe me arushën, iu shfaqet rregullisht në oborrin e shtëpisë

Banorët e fshatit Korishë të komunës së Prizrenit, janë në telashe nga kafshët e egra. Një qytetar i atjeshëm, ka dërguar pamje në redaksinë e...

Suharekasit ia mësyjnë më pak kutive të votimit se në zgjedhjet e dhjetorit

Në Suharekë, procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shkëndija”. Drejtori dhe përgjegjësi i kësaj qendre, Ilmi Shala, ka...

Lajmet e Fundit