4.6 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Prizren, 52-vjeçari gjendet i vetëvarur në malin e Kabashit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në rajonin e Prizrenit, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në rrethana tragjike.

Viktima është F. R., rreth 52-vjeçar nga fshati Korishë. Ai kishte dalë nga shtëpia në orët e pasdites duke njoftuar familjarët se do të shkonte në firmën e tij, por nuk ishte kthyer më.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Pasi nuk arritën të lidhen me të në telefon, bashkëshortja, djali dhe babai i tij shkuan fillimisht në firmë, e cila rezultoi e mbyllur. Më pas, ata u nisën drejt vikendicës familjare në malin e Kabashit, ku i priti një pamje e rëndë – 52-vjeçari ishte vetëvarur në ballkonin e shtëpisë.

Rasti është raportuar menjëherë në Polici. Në vendngjarje kanë dalë njësitë hetimore të Stacionit Policor Prizren, njësia rajonale e hetimeve dhe forenzika, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

Trupi i pajetë pritet të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.Sinjali


Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Dragashi ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike, përjashtim nata e ndërrimit të viteve

Komuna e Dragashit ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në hapësirat e hapura publike, me qëllim të ruajtjes së rendit...

Një vajzë 12 vjeçare ndërron jetë në Pediatrinë e Spitalit të Prizrenit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku një paciente e mitur ka ndërruar jetë derisa ishte nën trajtim mjekësor...

Lajmet e Fundit