Në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll, Bashkimi do të presë sonte Rahovecin 029, në ndeshjen që zhvillohet në Prizren nga ora 19:30, raporton PrizrenPress.
Skuadra prizrenase hyn në këtë përballje nga pozita e dytë në renditje dhe synon vazhdimësinë e rezultateve pozitive. Pas 15 ndeshjeve, Bashkimi ka regjistruar 10 fitore dhe ka grumbulluar 25 pikë, duke mbetur në garë të ngushtë për kreun e tabelës. Në anën tjetër, Rahoveci 029, i cili udhëton si mysafir, ndodhet në fund të renditjes me 5 fitore nga 15 ndeshje dhe 20 pikë të grumbulluara, por synon befasi në këtë transfertë të vështirë.

Klubi vendas ka njoftuar se biletat do të jenë në dispozicion nga ora 16:00, te biletorja para palestrës “Sezai Surroi”, ndërsa në shitje do të jenë gjithsej 350 bileta. Çdo person do të ketë mundësi të blejë maksimumi dy bileta.
Çmimi i biletave për tribunën është 3 euro, ndërsa për sektorin VIP 15 euro./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
