Dogana në Vermicë sekuestron mbi 300 telefona, vlera e mallit mbi 250 mijë euro

Oficerët doganorë në pikë kalimin kufitar të Vermicë kanë arritur të parandalojnë tentim futjen e telefonave mobil ku vlera preliminare e sasisë së kapur kalon 250000 mijë euro.

Përmes një njoftimi nga Dogana e Kosovës, thuhet se ky është njëri ndër zbulimet më të mëdha të telefonave gjatë tentim kontrabandimit që ka ndodhur sot (e enjte), ku oficerët doganor kanë zbuluar dhe ndaluar një sasi të madhe të pajisjeve elektronike.

Kliko linkun : https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/972463101139793

“Pas ndalesës së një automjeti me targa të huaja,oficerët doganor e kanë selektuar për kontroll ku së bashku me policinë kanë ushtruar kontrollin I cili edhe ka rezultuar me ketë zbulim. Gjatë këtij kontrolli janë sekuestruar gjithsej 315 pajisje të reja, duke përfshirë: 260 telefona të markës iPhone, modele 13 dhe 15, 55 telefona të markës Samsung, 10 orë të zgjuara (smartëatch) të serisë IX”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Dogana thotë se ky operacion tregon vendosmërinë e institucioneve tona për të luftuar krimin e organizuar dhe për të siguruar që rregullat dhe ligjet të respektohen.

“Ne mbetemi të angazhuar për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë duke parandaluar hyrjen e produkteve të paligjshme në tregun tonë”, përfundon njoftimi.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Bekim Fehmiu dje pati 90-vjetorin e lindjes, nipi i tij: Askush s’e kujtoi – i kemi zgjedhjet, duhet me vrapu për vota

Agon Fehmiu, nipi i aktorit legjendar shqiptar Bekim Fehmiu, ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e përkujtimit institucional dhe publik në 90-vjetorin e...

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Lajmet e Fundit