14.5 C
Prizren
E martë, 28 Tetor, 2025

Drejtori Berisha i kundërpërgjigjet Çekut: Të paska dalë gjumi vonë

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Pranverim Berisha, ka reaguar ndaj  Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i cili sot njoftoi për dorëzimin e një kallëzimi penal në prokurori lidhur me rrënimin e “Kompleksit të Saraji të Vjetër”.

Në një reagim të tij, Berisha shprehet se ministrit Çeku “i ka dalë nga gjumi me vonesë” lidhur me çështjen e kompleksit.

“Prokuroria është duke u marrë me rastin që në ditën e parë kur ka ndodhur rasti”, tregon ai,  në një reagim në Facebook.

Sipas tij, konferenca e sotme e Çekut është një tentativë për të ushtruar presion mbi organet e drejtësisë dhe një manovër elektorale në prag të zgjedhjeve parlamentare.

“Këto akuzat e ngritura nga Çeku nuk e amnistojnë dhe nuk i ikin përgjegjësisë ministrit dhe zyrtarëve të tjerë në MKRS, të cilët nuk i kanë përgjigjur kërkesave të zyrtares përgjegjëse për çështjen në fjalë në përputhje me afatet ligjore”.

Ai gjithashtu ka theksuar se “drejtësia do të thotë fjalën e fundit dhe do të dalë në shesh e vërteta për këtë rast”.

Nga ana tjetër, Ministri Hajrulla Çeku ka deklaruar se kallëzimi penal është dorëzuar ndaj Komunës së Prizrenit për rrënimin e monumentit në mbrojtje të përhershme, “Kompleksi Saraji i Vjetër”.

Çeku e ka cilësuar këtë veprim të autoriteteve komunale si të dënueshëm dhe ka theksuar se kompleksi u rrënua dy muaj para se t’i kthehej shtetit.

“Arsyeja e kësaj konference është informimi publik i një rrënimi të qëllimshëm të monumentit në mbrojte të përhershme ‘Kompleksi Saraji i Vjetër’. Sot me Prokurorinë Themelore në Prizren kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetarit të Prizrenit, drejtorit për Investime Kapitale në këtë qytet. Kodi penal i dënon deri në 10 vite dënim dhe me gjobë nga një mijë deri në dy mijë euro. Kompleksi u rrënua dy muaj para se të kthehet në pronë të shtetit, të cilët konsiderojmë që kanë bërë shkelje flagrante, veprimi i rrënimit është realizuar me dy leje të kësaj komune: leja për rrënim dhe për ndërtim. Të dyja janë në kundërshtim me Ligjin e Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Çeku./PrizrenPress.com/

 

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Fushata zgjedhore për balotazhin nga 3 deri më 9 nëntor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që aktivitetet zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetarë të Komunave, do të jetë nga...

Gjoba për personat që hynë me vetura në parkun rekreativ të Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar pas një rasti ku disa persona janë futur me automjete në zonën e parkut rekreativ...

Lajmet e Fundit