19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Hoxha Ahmed Kalaja: Përgëzime për gjykatën e Prizrenit për drejtësi në rastin e mësueses së diskriminuar në Suharekë

Hoxha nga Shqipëria, Ahmed Kalaja ka përgëzuar Gjykatën e Themelore të Prizrenit, për dënimin e ish- drejtori i shkollës “Flamuri i Arbërit” në Suharekë, Liman Bytyçi, i cili kishte ndaluar hyrjen në shkollë për mësuesen Remzie Lezi, për shkak se e njëjta kishte vendosur shaminë.

“ Është për t’u përgëzuar kur funksionon ligji”, tha Kalaj,në një ligjëratë para besimtarëve mysliman, shkruan “PrizrenPress”.

Ish- drejtori i shkollës “Flamuri i Arbërit” në Suharekë, Liman Bytyçi është dënuar një vjet burgim me kusht nga Gjykata T hemelore në Prizren, lidhur me akuzën që ka rënduar ndaj tij për veprën penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”.

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

Sipas Prokurorisë i pandehuri në gusht të vitit 2022, kishte vendosur që mësueses së lëndës së matematikës, Remize Lezi t’ia ndalojë ushtrimin e detyrës dhe t’ia mohojë nënshkrimin në listën e arsimtarëve prezent.

Megjithëse, për shumë vite përcolli breza të nxënësve, mësueses iu pamundësua hyrja në shkollë kur vendosi të barte shaminë.

Por Remzie Lezi nga Reshtani i Suharekës i ka të freskëta kujtimet kur iu është pamundësuar që të hyjë në shkollën “Flamuri i Arbërit”, aty ku ajo ushtron profesionin e saj si mësuese më shumë se 30 vjet.

“Lot më kanë rrjedh. 30 e disa vjet punë edhe me ardh dikush ma mbyll derën tash”, shprehet mësuesja për Tëvë1 .

E krejt kjo kishte ndodhur për shkak se e njëjta vendosi të barte shaminë.

Lezi tha se nuk ka pasur përkrahje as nga një pjesë e kolegëve të saj.

“Kur kemi fillu me gjyq atëherë ma kanë leju për me hy brenda por përsëri me kërcënime sidomos drejtori ka qenë katastrofë. Ka pasur raste kur drejtori ma ka mbyll derën edhe krejt ata kanë qenë brenda dhe nuk ka dalë një me thënë çka je duke bërë kjo është kolegia jonë, ato nuk i kam pas, të këqija nuk kam pasur prej kolegëve por as të mira jo”, shprehet ajo./PrizrenPress.com/

 

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Superkupa në Rahovec, i kushtohet Izet Gjinovcit

Të shtunën zhvillohen ndeshjet për Superkupën e Kosovës në hendboll. Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka vendosur që ndeshjet të zhvillohen në...

Tekstet shkollore në gjuhën turke në Prizren dalin në shitje prej të hënës në mesditë

Deputeti i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Enis Kervan ka bërë të ditur se tekstet shkollore në gjuhën turke do të vihen në...

Lajmet e Fundit