12 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Osmani: Kosova tashmë është Republikë, e kemi obligim angazhimin për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit

 

Presidentja Vjosa Osmani e ka kujtuar veprimtarin Ukshin Hoti në 25-vjetorin e zhdukjes së tij.

Ajo ka thënë se prej 25-vjetësh, emri i intelektualit e atdhetarit Ukshin Hoti mbetet në listat e personave të zhdukur me dhunë nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

“Më 16 maj 1999, ai u lirua nga burgu i Dubravës, porse nga ajo ditë, fati i tij, njësoj sikurse edhe mbi 1600 të zhdukurve me dhunë mbetet peng i politikave të vazhdueshme të Serbisë, e cila fle mbi varreza masive”.

“’Ku është Ukshin Hoti?!’, ende tingëllon si thirrje për zbardhjen e fatit të intelektualit e veprimtarit, i cili angazhimin për Republikë e pati kauzë jetësore. Kosova tashmë është Republikë ndaj e kemi obligim angazhimin për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit dhe për drejtësi. Jemi të përkushtuar që krahas me zbardhjen e fatit të tij, ta vendosim drejtësinë në mënyrë që historia të mos na përsëritet”, ka thënë Osmani. /

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Nga -11 në +16: Bashkimi dominon Sigal Prishtinën dhe sheh finalen

Bashkimi ka realizuar një përmbysje mbresëlënëse në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, duke mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 83:67,...

Ndahet nga jeta Kurtali Mustafa, punëtor i Zyrës së Gjendjes Civile në Dragash

Kurtali (Sulejman) Mustafa, punëtor shumëvjeçar i Zyrës së Gjendjes Civile në Dragash, ka ndërruar jetë. Ai u shqua për përkushtimin dhe ndershmërinë në shërbimin...

Lajmet e Fundit