Në Lubizhdë të Hasit, të premten është mbajtur manifestim përkujtimor në nderim të 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve të këtij lokaliteti. Familjarë të dëshmorëve dhe martirëve në Lubizhdës, mes lotësh po përkujtojnë më të dashurit e tyre të cilët u vranë e masakruan nga pushtuesi i egër para 25 vitesh, kur këtij lokaliteti i është vënë flaka, pasi ishte shndërruar në vend të besës, bukës dhe pushkës së UÇK-së.
Lidhur me këtë ngjarje, është mbajtur manifestim përkujtimor, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve të shumta. Se çfarë përjetoi ky fshat me 12 prill të vitit 1999, tregoi para të pranishmëve,kryetari i këtij lokaliteti,Bekim Nerjovaj.
Në emër të komunës së Prizrenit, ka folur drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Adem Morina, e vlerësoi të jashtëzakonshme sakrificën e lubizhdasve por dhe Hasit në përgjithësi në shërbim të çlirimit të vendit.
Në emër të familjeve të dëshmorëve, martirëve dhe veteranëve të këtij lokaliteti, ka folur Isuf Kajdomçaj, i cili tha se në këtë ditë pikëllimi por edhe krenarie, duhet të mendojmë si ta jetësojmë amanetin e të rënëve për të ardhmen e vendit.
Pas fjalimeve, janë recituar poezi si dhe është bërë promovimi i këngës “ Lubizhda e Hasit”, kënduar luftës së UÇK-së nga këngëtari, Bajram Gigolli, ndërkaq nga pjesëmarrësit e këtij tubimi përkujtimor, janë bërë homazhe dhe janë vendosur lule në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të Lubizhdës, ndërsa është përuruar edhe muzeu i emërtuar “ Kulla e qëndresës”.TV Prizreni
Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi