4.2 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Tjetër skandal në basketbollin kosovar: Asistenti i Bashkimit goditet me shishe nga tifozët e Vëllaznimit

Një incident serioz ka ndodhur në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë gjatë zhvillimit të ndeshjes së basketbollit mes Vëllaznimit dhe Bashkimit.

Një tifoz i Vëllaznimit nga tribunat ka goditur me shishe ndihmëstrajnerin e skuadrës së Bashkimit nga Prizreni, Bledar Gjeqaj.

Si pasojë e goditjes, Gjeqaj ka pësuar lëndim dhe është rrëzuar në parket, duke shkaktuar reagime të menjëhershme nga stafet dhe zyrtarët e ndeshjes.

Pas këtij incidenti, gjyqtari kryesor vendosi ta ndërpresë ndeshjen, për shkak të mungesës së sigurisë dhe pamundësisë për vazhdimin normal të takimit.Tjetër skandal në basketbollin kosovar: Asistenti i Bashkimit goditet me shishe nga tifozët e Vëllaznimit

Ky rast vjen vetëm pak ditë pas një tjetër ngjarjeje shqetësuese në Prizren, ku basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha, ishte goditur nga tifozët e Bashkimit, duke ngritur sërish alarmin për dhunën në sport dhe mungesën e kontrollit në palestra.

Ngjarja pritet të ketë jehonë të madhe në organet disiplinore të basketbollit kosovar, ndërsa kërkohet reagim institucional për të garantuar sigurinë e sportistëve dhe stafit teknik në ndeshjet e ardhshme./Telegrafi/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Vetura godet këmbësoren në vija të bardha në Prizren – pëson lëndime të rënda

Policia e Prizrenit njofton se me datën 10 janar 2026, rreth orës 17:30, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda në rrugën...

Filloi gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat e Prizrenit

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj tha se procesi mësimor i gjysmëvjetorit të dytë ka nisur sipas planifikimit në të gjitha shkollat. Sipas saj,...

Lajmet e Fundit