10.8 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Komiteti për Politikë dhe Financa i Prizrenit rekomandon pikat e rendit të ditës për seancën e nesërme të Kuvendit

Të mërkurën është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa të Prizrenit, ku janë miratuar pikat e rendit të ditës që do t’i rekomandohen Kuvendit Komunal për shqyrtim në seancën e nesërme.

Pas përfundimit të mbledhjes, kryesuesja e Komitetit, Antigona Berisha-Bytyçi, njoftoi për rrjedhën e takimit. Ajo bëri të ditur se fillimisht ishin propozuar shtatë pika të rendit të ditës, të cilat më pas u plotësuan edhe me dy pika të reja.

Ndër pikat kryesore të miratuara për rekomandim janë:

  1. Lirimi nga pagesa për gjashtë muaj i bizneseve në Qendrën Historike të Prizrenit.
  2. Propozimi për diskutimin e mundësisë së subvencionimit të bujqve për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga moti i keq gjatë fundjavës së kaluar.

Kuvendi i Prizrenit do të mbajë seancën e tij të radhës nesër, duke filluar nga ora 10:00, ku do të shqyrtohen dhe diskutohen këto rekomandime të rëndësishme për komunitetin.

 

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Coftinari kokëbardhë i lëshuar sërish në habitatin e tij natyror në Parkun Kombëtar “Sharri”

Një individ i llojit të shpendit Coftinari kokëbardhë (Gyps fulvus), i njohur ndryshe si Shkaba, është rehabilituar dhe lëshuar sërish në natyrë pas një...

300 bursa për studentët në Prizren – rritje prej 400% krahasuar me mandatin e kaluar

Një etapë e re për studentët e Prizrenit ka nisur sot me nënshkrimin e marrëveshjeve për bursa për vitin akademik 2025/2026, raporton PrizrenPress. Kryetari i...

Lajmet e Fundit