27.8 C
Prizren
E premte, 19 Korrik, 2024

Zjarrfikësit e Prizrenit intervenojnë në 11 raste, DES-i fton qytetarët t’i raportojnë dëmet

Erërat e fuqishme dhe reshjet atmosferike të dielën pasdite kanë shkaktuar shqetësime për qytetarët në lokalitete të ndryshme të Komunës së Prizrenit. Ka pasur dëmtime të çative në banesat kolektive, breshër që ka dëmtuar kulturat bujqësore, por edhe çarje të drunjve të vjetër.

Sipas zyrtarëve të Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri, Brigada e Zjarrfikësve ka raportuar se ka realizuar gjithsejtë 11 intervenime, por që ato nuk janë cilësuar si raste serioze.

Drejtoresha e DES-it në Komunën e Prizrenit, Ramize Sinanaj-Shala ka pohuar se qytetarët duhet t’i paraqesin rastet në organet komunale në mënyrë që komisioni përkatës të hartoj raportin për dëmet.

“Në komunikim me komandantin e Zjarrfikësve kam marrë informatën se ata i kanë pas 11 intervenime, por jo të përmasave të mëdha. Në bazë të gjendjes së raportuar edhe në rrjetet sociale kam parë çarje drunjsh dhe breshër në disa lokalitete. Dëmet nuk mundeni ti përcaktojmë tani sepse duhet me bë kërkesë qytetarët brenda afatit 7 ditor edhe në bazë të kësaj komisioni për vlerësimin e dëmeve del në terren dhe hartojnë raportin për dëmet nga breshëri”, ka thënë Sinanaj-Shala.

Sipas saj ka pasur edhe dëmtime të shtyllave elektrike, që mund të paraqesin rrezik.

“Ne vazhdimisht i paraqesim këto raste te KEDS-i dhe i mbetet atyre që të intervenojnë”, është shprehur ajo.

Në fund ajo ka bërë thirrje që qytetarët rastet e dëmeve t’i raportojnë brenda shtatë ditëve.

“Ne nuk mund t’i dimë të gjitha rastet dhe për këtë arsye apeloj tek qytetarët që t’i raportojnë ato bashkë me fotografi si dëshmi brenda afatit prej 7 ditëve, meqë këto dëme kompensohen nga ana e qeverisë, pasi Komuna ta dërgon raportin në nivel qendror”, ka deklaruar Sinanaj-Shala. /Telegrafi/

 

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

 

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Kërcënohet një gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prizren

Është kërcënuar një gjyqtar i Gjykatës i Themelore në Prizren. Kërcënuesi ishte duke u gjykuar dhe ka kanosur gjyqtarin e rastit. Meqenëse ishte duke vuajtur dënimin...

Kurti: Me Turqinë jemi shtete aleate, shkëmbimet kalojnë 1 miliard euro

Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga ambasada turke në Kosovë, me rastin e “Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar” të...

Lajmet e Fundit