Në parkun para shkollës fillore “Bajram Curri” në Krushë të Madhe të Komunës së Rahovecit në këtë aktivitet po marrin pjesë edhe nxënësit.
Me moton “Një fidan, një kujtim”, ata po nderojnë të rënët në masakrën e këtij fshati që ndodhi me 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, njëri ndër krimet më mizore që u krye nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Marketing
“Këtë herë pasi që është 25 vjetori i të rënëve të Krushës së Madhe, ne me nxënësit e klasave të nënta kemi dalë të marrim pjesë në këtë aktivitet për mbjelljen e drunjve. Janë të gjithë aktiv, të gjithë po i mbjellin këta drunjë në shenjë nderimi për të rënët për liri.”, thotë Rrezart Veseli, drejtor i shkollës “Bajram Curri”.
E nxënësit ndihen të lumtur pasi me këta 243 drunj kujtojnë ata që ranë për lirinë që e gëzojnë.
Ndërsa drunj të tillë po vendosen në të gjithë fshatin.
“Moto është një fidan një kujtim, pra mbjellen 241 drunjë në nderim të 241 të vrarëve të cilët ato ditë janë vrarë në Krushë, por kjo nuk do të thotë që nuk mbjellim më shumë, por simbolika e kësaj është në nderim për secilin”, Selami Hoti, kryetar i fshatit.
Këtë vit, në Krushë të Madhe pritet që të hapet edhe muzeu ku janë dëshmi të ruajtura nga periudha e luftës së fundit në Kosovë.
Banorët e fshatit, thotë që këtë ditë e kanë pritur që më shumë se dy dekada dhe se dëshmitë për ti dorëzuar i kanë gati.
Hapja e muzeut pritet të bëhet nga ora 12:00 me 26 mars në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe.
Ndërkohë, gjatë ditës u bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në tri fshatra të Rahovecit, Brestoc, Fortesë dhe Celinë.
Marketing