8.8 C
Prizren
E martë, 15 Tetor, 2024

Letër gruas që do të dashurohet me burrin tim!

Nga Neda Balluku

Nese nje dite do te dashurohesh me burrin tim, pa e kerkuar, pa e synuar, por ne menyren me klasike te dashurise, qe thjesht te ndodh, atehere dije se do te te kuptoj. Edhe une per gjithcka qe pe tek ai, u dashurova me te vite me pare.

Nese nje dite do te dashurohesh me burrin tim dhe brenda teje do te linde xhelozia dhe ndjenja e padrejtesise, se perse me njohu mua para teje, atehere do te te kuptoj, sepse ta dish, edhe une ndihem njesoj se perse te njohu ty pasi me njohu, deshi, e jetoi mua.

Nese nje dite do te dashurohesh me burrin tim dhe do te qash cdo dite per tragjedine e madhe te jetes tende, ate te te dashuruarit nje burre te martuar, atehere ndalo vec pak e mendo; a mos eshte tragjedia ime me e madhe se e jotja?

Nese nje dite burri im do te dashurohet pas teje, per inatin tim e per dashurine tone qe me vite mori forma te ndryshme, ta dish qe je moment. Je stimuli qe i duhet nje zemre per t’i dhene pak impuls nje organizmi qe funksionon shpesh i lodhur. Por ta dish, nuk do te jesh kurre organizmi i tij.

Ti qe do te dashurohesh nje dite me burrin tim, dije qe sot, ta them si gruaja gruas, qe kurre nuk do te jete vertet i yti sepse nje burre me gjak shqiptari mund te jetoje nje mije jete ne hipokrizi, se sa nje te vetme te vertete.

Kjo do te jete tragjedia jote e vertete. Ndaj si gruaja gruas te them; Meriton me shume se burrin tim, tonin, e te tjerave. Sepse ne momentin qe mendon se e ke, vertete ja heq gruas se tij por nuk e ben tendin kurre. E le ashtu. Te vetem. As me gruan as me ty.

Nese nje dite burri im do te dashurohet me ty, thjesht sepse dashuria ndodh, jo per inat, as per stimul dhe vendos te jetoje ne menyre te vertete jeten e vetme qe ka, atehere qofshit me te lumturit ne kete bote!

Une nuk do te jem kurre pengese ndaj lumturise se burrit tim. As tendit./dritare.net

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Ka nisur shenjëzimi i rrugëve në Prizren

Sot ka filluar zbatimi i fazës së parë të projektit për shenjëzimin horizontal, vertikal dhe sinjalizues në territorin e Komunës së Prizrenit, nën drejtimin...

1 vit burg, Luiz Ejlli ka një njoftim: Lamtumirë

Këngëtari dhe fenomeni fitues i ”Big Brother Albania Vip 2”, Luiz Ejlli sot është dënuar nga Gjykata e Fierit me 1 vit burg për falsifikim....

Lajmet e Fundit