Familja Totaj ka njoftuar se falë dashurisë dhe bujarisë së qytetarëve, shuma e nevojshme për trajtimin e Elitës është mbledhur. Në një mesazh emocionues, ata kanë shprehur falënderimin e tyre për të gjithë ata që kanë ndihmuar.
“Me zemër të mbushur me emocione dhe lot që s’ndalen, ju njoftojmë se falë dashurisë dhe bujarisë suaj të pakufijshme, shuma e nevojshme për të shpëtuar jetën e Elitës është mbledhur!” shkruan familja Totaj në një deklaratë publike, përcjell PrizrenPress. “Çdo dorë e shtrirë, çdo lutje e sinqertë dhe çdo kontribut ka qenë një rreze shprese në errësirën ku ndodhej familja jonë. Keni bërë diçka të jashtëzakonshme, diçka që do të kujtohet përjetë!”
Ata theksojnë se Elita po vazhdon trajtimin, dhe edhe pse momentalisht shuma është e mjaftueshme, nuk e dinë nëse do të ketë nevojë për ndihmë shtesë në të ardhmen: “Edhe pse për momentin besojmë se shuma e mbledhur është e mjaftueshme, duke qenë se Elita është ende në trajtim, nuk e dimë nëse do të kemi nevojë për ndihmë shtesë në të ardhmen.”
Në fund, ata shprehen: “Ju faleminderit nga thellësia e zemrave tona që i keni dhënë Elitës një shans për jetën!”
Ndryshe, Elita Totaj, vajza 12-vjeçare e familjes Totaj, po përballet me Sindromën Hemolitike Uremike (HUS), një sëmundje e rëndë që ka dëmtuar rëndë veshkat e saj. Për të shpëtuar jetën e Elitës, mjekët kanë rekomanduar një trajtim të specializuar në Turqi, i cili përfshin katër doza të një ilaçi, secila me një kosto prej 16,720 euro. Në total, për ilaçet janë të nevojshme 66,880 euro, ndërsa shpenzimet për qëndrimin dhe kujdesin spitalor rritin shumën e përgjithshme në 106,880 euro./PrizrenPress.com/
Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit