3.8 C
Prizren
E shtunë, 10 Janar, 2026

FBK-ja dënon ashpër incidentin në Prizren

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dënon në mënyrën më të ashpër të mundshme incidentin e rëndë të ndodhur gjatë ndeshjes ndërmjet KB Bashkimi dhe KB Go+ Peja, e zhvilluar mbrëmë në Prizren në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Gjatë minutës së tretë të çerekut të dytë, lojtari i KB Go+ Peja, Dardan Berisha, është goditur nga tribuna me një shkrepëse, një akt i rrezikshëm, i turpshëm dhe absolutisht i papranueshëm në një ngjarje sportive. Po ashtu, gjatë ndeshjes janë dëgjuar fyerje dhe sharje ndaj ekipit mysafir, të cilat cenojnë rëndë imazhin e basketbollit dhe çdo normë të sportivitetit.

“FBK njofton publikun dhe opinionin sportiv se ka hapur menjëherë procedurë disiplinore dhe se organizatori do të përballet me masa të rënda ndëshkuese, sipas akteve normative në fuqi. Toleranca për dhunë, sulme fizike apo sjellje fyese në palestrat tona është ZERO”, thuhet në njoftimin e federatës.

Federata kërkon nga klubet që të marrin përgjegjësinë e plotë për sigurinë në tribunat e tyre dhe paralajmëron se çdo përsëritje e incidenteve të kësaj natyre në të ardhmen do të sjellë masa drastike, përfshirë gjoba të larta, mbyllje palestrash dhe/ose humbje të ndeshjeve me rezultat zyrtar.

FBK u bën thirrje të gjithë tifozëve të vërtetë të basketbollit që të mos tolerojnë individë apo grupe që e njollosin sportin tonë. Ata nuk e përfaqësojnë basketbollin kosovar dhe nuk do të lejohen ta shkatërrojnë atmosferën sportive./PrizrenPress.com/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Liria pranë mbrojtësit me përvojë nga Superliga

Skuadra e Lirisë është pranë edhe një përforcimi të bujshëm, edhe pse në moshë. Sipas përfoljeve, prizrenasit janë shumë afër të zyrtarizojnë mbrojtësin e...

Reshjet e dendura, Totaj: Po ballafaqohemi me një situatë emergjente

Qyteti i Prizrenit bashkë me fshatra, po përballet me gjendje më të rënduar pas reshjeve të dendura që nuk u ndalën për 24 orë...

Lajmet e Fundit