46 pacientë trajtohen me sukses në Shërbimin e Kardiologjisë Intervente në Prizren

Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, së bashku me drejtorin mjekësor, Dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtorin e Infermierisë, Bsc. Fevzi Xhemali, dhe drejtorin e Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, Msc. Sami Ahmetaj, të martën, kanë vizituar Shërbimin e kardiologjisë intervente – laboratori i kateterizimit.

Dr. Fazli Berisha, shef i Koronares dhe përgjegjësi i Kardiologjisë Intervente, stafin menaxherial e ka njoftuar për ecurinë e punës, shërbimet e ofruara dhe intervenimet e kryera nga data 14 qershor 2024, kur është bërë hapja, përkatësisht inaugurimi i Shërbimit të Kardiologjisë intervente – laboratori i kateterizimit.

“Nga data 14 qershor 2024 në Shërbimin e kardiologjisë intervente janë kryer 34 koronografi, 12 stendime, prej tyre 5 raste akute, ndërsa gjatë ditës së sotme janë kryer 4 raste elective dhe në trajtim është një rast akut. Të gjitha rastet janë kryer me sukses dhe nuk ka pasur komplikime të pacientëve të trajtuar”, tha dr. Berisha, përcjell PrizrenPress.

Drejtoresha ekzekutive ka biseduar edhe me pacientët e hospitalizuar në Shërbimin e Kardiologjisë invasive, ndërsa ka falënderuar stafin e spitalit dhe ekipet nga QKUK për punën, angazhimin , përkushtimin dhe ofrimin e shërbimeve për pacientë, duke ofruar mbështetjen dhe përkrahjen, me qëllim të ofrimit sa më të mirë dhe ngitje të cilësisë së shërbimeve për pacientë.

Për funksionalizimin e Shërbimit të Kardiologjisë intervente – laboratori i kateterizimit në Spitalin e Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren, Ministria e Shëndetësisë/ShSKUK-së për planin arkitekturor, punët infrastrukturore, materiali shpenzues dhe medikamentet e nevojshme kanë investuar rreth 1 milion euro, kurse Qeveria e Luksemburgut për sigurimin e pajisjeve mjekësore të nevojshme për funksionalizim e këtij shërbimi, inventarin jomjekësor (mobilimi) dhe trajnimet profesionale të stafit brenda dhe jashtë Kosovës ka investuar 2 milion euro./PrizrenPress.com

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

LVV-ja në Prizren mban tubim me gra dhe vajza

Lëvizja Vetëvendosje - Qendra në Prizren ka organizuar një tubim me gra dhe vajza, ku morën pjesë përfaqësuese dhe kandidatë të kësaj partie. Në këtë...

Avdyli: Aty ku është Vjosa, është fitorja

Ish-deputeti Haxhi Avdyli ka publikuar një mesazh mbështetës për kandidaten për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, duke theksuar përkrahjen e tij ndaj saj.   Përmes një...

Lajmet e Fundit