11 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Prizreni, dhembja e kujtimeve

Qazim Thaçi

Prizreni, asnjëherë derën nuk e mbylli as për miq e jo-miq

Që ta kalosh Urën e Gurit e të çmallesh me atë të Lanetit

Zejet e dikurshme si relikt të kohës kujtohen bile edhe pushkatarët.

E zambakët sikur sodisin këtë dynja dhe vrasin harresën e At-dheut.

Prizreni, sikur vret Besën e Lidhjes, në shenjë trishtimi

Se i ikën bijtë  këtij qyteti në heshtje, si në kohë kolere.

E malli për Nanën Rukë, i ngjanë dhembjes së syrit

Athua si ti emërtojmë tani festat kur s’kanë as erë simitesh

Me aspirinë shoqërojmë natën deri në agimin e festës.

E sikur mallin e vendlindjes e bëjmë inat për ata  që janë larg

Shushurima e Bushtricës ende  respekton edhe vdekjet e  dallëndysheve

E  profesor Nexhati me mitin e kalit sikur shënon ritin e  qytetit

Gëzimi me ethet e Alpeve mat dashurinë e Vërrinit,si Bashkimi

Arbeni kujton Nanën e tim At,  në shenjë  festimi

Kujtimet sikur policë bashkëhor  na orientojnë mendjen

Në At- dheun plotë dhembje e plotë trishtim ku na ikin ata pa kthim

Ku?

As adresë, as varret e të parëve

Atje nuk janë…..

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Pasi mori urim nga Eto’o, Muriqi: Nuk e prisja, jam i lumtur dhe krenar

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, të mërkurën, ka pranuar urimet nga legjenda e futbollit, Samuel Eto’o për rekordin e vendosur për gola të shënuar në...

Aktivitete ndërgjegjësuese në Prizren për Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren ka shënuar 18 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve – përmes dy aktiviteteve me...

Lajmet e Fundit