Totaj pranon studimin e projektit të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se sot se ka pranuar studimin e fizibilitetit dhe studimin gjeoteknik për ndërtimin e strukturës dhe teleferikut për ngjitje në Kalanë e Prizrenit,  i cili është hartuar  nga Agjencia Zvicerane “Swisscontact” dhe kompania “Epode” nga Franca.

“Realizimi i këtij projekti rrjedh nga marrëveshja tri palëshe mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe “Swisscontact”-it.”,shkruan Totaj në Facebook.

“Hapi i radhës do të jetë hartimi i projektit të detajuar dhe ndjekja e proceseve ligjore për ndërtimin e teleferikut, që do të jetë një tjetër element atraktiv për turistët e huaj dhe ata vendës”.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Rrahje mes familjarëve në Malishevë, një i dyshuar në arrati

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër familjar në Malishevë. Sipas raportit policor, një person dyshohet...

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

Lajmet e Fundit