Euro 2024: Franca kalon në çerekfinale

Franca ka kaluar në çerekfinale të Euro 2024, pasi ka fituar kundër Belgjikës në ndeshjen e 1/16 të finales.

Takimi i të hënës në “Merkur Spiel-Arena” është mbyllur me rezultat 1-0.

Franca e ka dominuar Belgjikën në pjesën e parë, por pa arritur të gjejë avantazhin.

Dy skuadrat kanë shkuar në pushim me rrjeta të paprekura, megjithëse francezët kanë pasur disa mundësi të mira për të kaluar në epërsi. Momenti më i rrezikshëm i pjesës së parë ka ardhur në minutën e tridhjetë e tretë, kur Thuram ka goditur fort drejt portës belge, por pa sukses. Edhe Tchouameni ka provuar dy herë me goditje të fuqishme, por asnjëra prej tyre nuk ka përfunduar  në kuadrat.

Belgët nuk kanë pasur ndonjë rast të dalluar në pjesën e parë.

Me fillimin e pjesës së dytë, Franca është treguar e rrezikshme me Mbappe, por gjuajtja e tij ka përfunduar jashtë.

Lukaku ka qenë afër shënimit për Belgjikën, por goditja e tij është pritur nga portieri francez, Maignan.

Sërish Franca ka provuar, këtë herë me William Saliba, por gjuajtja e tij ka shkuar jashtë.

De Bruyne gjithashtu ka pasur një mundësi për Belgjikën, por gjuajtja e tij është pritur nga portieri francez.

Kur dukej se ndeshja do të shkonte në vazhdime, në skenë ka dalur Kolo Muani, presioni i të cilit e ka detyruar Vertonghen ta çojë topin drejt rrjetës, për t’i dhënë fitoren skuadrës së drejtuar nga Didier Deschamps.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Lajmet e Fundit