Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nisur seriën e dëgjimeve publike për hartimin e buxhetit të vitit 2025 me një vizitë në fshatin Reqan të Zhupës dhe Korishë.
Qëllimi i këtyre dëgjimeve ishte të informonin banorët për projektet e planifikuara për këto rajone dhe të pranojnë kërkesat e tyre për përfshirje në buxhetin e vitit 2025, si dhe në planifikimet afatgjata për vitet 2026 dhe 2027.
“Ky angazhim rrit transparencën dhe pjesëmarrjen e komunitetit në procesin e hartimit të buxhetit, duke siguruar që nevojat e tyre të adresohen në mënyrë efektive dhe transparente për të ardhmen e komunës së tyre”, njofton Komuna e Prizrenit./PrizrenPress.com/
Marketing
Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit