Në pikën kufitare të Vërmicës mes Kosovës e Shqipërisë, është shtuar numri i mërgimtarëve që vijnë nga vendet perëndimore për pushimet verore.
Vetëm ditën e shtunë, në këtë pikë kufitare, me polica të sigurimit janë pajisur 2100 automjete.
“Kapacitetet tona për këtë vit janë rritur, duke pas parasysh se vitin e kaluar kemi pas 20 mijë vetura me shumë se në vitin 2022, ndërsa tani po punojmë me kapacitete 7 + 1 në maksimum me tetë operator”, thotë Agron Berisha, koordinator i Byrosë Kosovare të Sigurimit në Vërmicë.
Qeveria e Kosovës ka vendosur që edhe këtë vit, të bëjë subvencionimin e këtyre policave. Megjithatë, jo të gjithë janë të informuar.
“Nuk e di sa është e vërtetë kjo, nuk kam dëgjuar, veq e di që çdo vit duhet me bë sigurimin e për sivjet nuk e di”, u shpreh Ilir Berisha nga Rahoveci me banim në Zvicër.
Por, pas kryerjes së procedurës ai tregon nuk ka paguar për sigurim të veturës.
“Po, falas ishte”,tregon ai .
Edhe Arben Haziri tregon se nuk ka qenë I informuar për heqjen e policave të sigurimit.
E paguat sigurimin?
“Jo falas ishte”, tregon ai.
Keni qenë i njoftuar?
“Jo nuk kam qenë i njoftuar e kur më thanë se është falas u qudita”, shprehet Haziri nga Prishtina, gjithashtu me banim në Zvicër.
E të tjerët që tashmë e dinë që nuk do të paguajnë për këtë vit taksën e policës së sigurimit ndihen të respektuar.
“Për me marrë policën e sigurimit u vonova 1 minutë, për me pagu, nuk pagujta asgjë. Kemi qenë të informuar nga mediat se edhe kësaj radhe qeveria e Kosovës do të na e bëjë gratis. Me një fjalë, kjo nuk do të na ndihmon , por po na respekton neve, e kjo ka vlerë më shumë”, thotë Rustem Zogaj nga Malisheva, me banim në Zvicër.
Në pikën kufitare të Vërmicës, këtë vit ka shtim të kapaciteteve në punonjës dhe sportele për shërbim ndaj bashkatdhetarëve, ndërsa në sportele të veçanta, do të shërbehen gratë me fëmijë dhe personat me sëmundje kronike.
Qeveria e Kosovës ka ndarë nga buxheti, 3 milionë euro, për të mbuluar policat e sigurimit kufitar të bashkatdhetarëve që do të qëndrojnë në Kosovë mbi një muaj, ndërsa të tjerët që do të qëndrojnë deri në 15 ditë duhet të paguajnë vetë.RTK
Marketing
Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit