Malishevë: Arrestohen familjarët që rrahën doktorin të cilit i vdiq pacientja vitin e kaluar

Doktori nga Malisheva Fatmir Karaxha, ditën e djeshme është sulmuar fizikisht nga familjarët e tanimë pacientes së ndjerë, Leonora Shala, e cila vdiq në klinikën e doktorit në fjalë derisa po trajtohej për një dhëmb.

Familjarët e saj duket se nuk e pritën fare drejtësinë dhe vendosën që ligjin ta marrin vet në duar.

Klankosova.tv merr vesh se të dyshuarit, babai i saj, bashkëshorti dhe vëllai i bashkëshortit (kunati) ishin ata që e rrahën Karaxhën, në një restorant në Malishevë derisa po qëndronte me nënën e tij.

Doktori si pasojë e lëndimeve trupore u dërgua në Qendrën Klinike dhe Universitare në Prishtinë për trajtim.

Derisa, të dyshuarit janë arrestuar nga policia dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

35-vjeçarja Leonora Shala, vdiq gushtin e kaluar në QKUK, pasi fillimisht ishte trajtuar me dhimbje të dhëmbit nga doktori Karaxha.

Sa i përket pacientes së ndjerë, është raportuar e njëjta ka qenë alergjike në anestezionin që i është dhënë dhe si rezultat i shokut anafilaktik kishte humbur jetën.

Deri më tani, këto pretendime nuk kanë arritur të vërtetohen nga Prokuroria./Klankosova.tv

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Lajmet e Fundit