17.1 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Prizren: Armë pa leje në veturë, policia arreston të dyshuarin

Një aksion rutinë i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e një personi nën dyshimin për posedim të paautorizuar të armës.

” Rreth orës 03:20 të mëngjesit, gjatë patrullimit në rrugën “Edit Durham” në Prizren, njësitet policore kanë ndalur një veturë të tipit VW Golf 7, ngjyrë e kuqe. Gjatë kontrollit të automjetit dhe të personit, është gjetur një pistoletë në sirtarin e makinës”, njofton policia.

I dyshuari, ka deklaruar se e posedonte armën pa leje. Në vendngjarje ka intervenuar ekipi i krim-teknikës, i cili ka sekuestruar armën si provë materiale.

Pas shoqërimit në stacionin policor dhe intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa është ndaluar për 48 orë.

 

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Feronikeli ’74 triumfon në Prizren me tre gola

Feronikeli '74 ka shënuar fitore të pastër 0-3 në transfertë ndaj Prizrenit në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën...

Luljeta Veselaj-Gutaj nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputetja dhe anëtarja e Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh drejtoreshë e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka njoftuar se nuk do të kandifojë në...

Lajmet e Fundit