6.8 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Ndërron jetë mjeku i Spitalit të Prizrenit, Nrek Bibë Dulaj

Mjeku i Spitalit të Prizrenit, Nrek Bibë Dulaj, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij dhe ka trishtuar thellë komunitetin mjekësor dhe qytetarët e Prizrenit.

Ai  ishte një profesionist i përkushtuar dhe një figurë e respektuar në fushën e mjekësisë, i njohur për përkushtimin e tij ndaj pacientëve dhe për kontributin e tij të çmuar në shëndetësi.

Dr. Nrek Dulaj lindi më 20.12.1962. Më 22.09.1994 diplomon në fakultetin e mjekësisë në Prishtinë. Pas diplomimit në mjekësi të përgjithshme, angazhohet në Shoqatën Humanitare Bëmirëse të Kosovës ”Nëna Tereze”, dega në Prizren.

Nga data 02.11.1995 deri më 28.12.1996 punonte në ambulancën nr.2 në Ortakoll, ndërsa nga data 06.01.1997 deri më 30.09.1998 në ambulancën nr. 5 në Breg të Drinit.

Pas luftës, në vitin 1999 punësohet në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren. Në janar të vitit 2000 fillon specializimin për Mjekësi Interne në Prishtinë, të cilin e përfundon në korrik të vitit 2004, dhe rikthehet në Spitalin e Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa”në Prizren në cilësi të mjekut specialist në fushën e internos.

Në vitin 2005, nga Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren dërgohet në Zagreb, për aftësimin profesional në fushën e gastroenterologjisë, për t’u ritkthyer në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren ku punoi deri në momentet e fundit të jetës.

Dr. Nrek Dulaj ishte i përkushtuar në punë. Ai me ndershmëri dhe përgjegjësi kreu detyrat dhe obligimet e punës, duke qenë në shërbim të pacientëve, sepse me kohë e kishte kuptuar se të jesh në shërbim të popullit tënd dhe gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmë dhe shërbime shëndetësore është detyrë profesionale dhe humane.

Menaxhmenti dhe gjithë punonjësit e spitalit shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë e dr. Nrek Dulajt.

Kujtimi për punën, kontributin dhe shembëlltyrën e Dr. Nrek Dulaj do të jetë i përhershëm!

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Dërgohet në burg 23 vjeçari nga Prizreni, ishte dënuar me 14 muaj burgim efektiv për “Narkotik”

Është dërguar në burg 23-vjeçari i cili ishte i dënuar me 14 muaj burgim efektiv për narkotikët.   Sipas njoftimit të policisë i arrestuari është dënuar...

Fitore jetike e Rahovecit 029

Rahoveci 029 shënoi fitore jetike ndaj Vëllaznimit 86:84, në një përballje dramatike dhe shumë interesante. Kuqezinjtë kishin deri në 17 pikë epërsi, por e humbën...

Lajmet e Fundit