22.8 C
Prizren
E martë, 16 Korrik, 2024

Një francez vendos drejtësinë në Shqipëri-Kroaci

Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës në Euro 2024 kundër Kroacisë, kur në orën 15:00 të 19 qershorit, do të zbresë në fushë në Hamburg.

UEFA ka vendosur tashmë edhe arbitrin e ndeshjes, i cili do të jetë francezi François Letexier, një emër i njohur i arbitrimit evropian.

Letexier, 35-vjeçar, ka qenë arbitri kryesor në pesë takime të UEFA Champions League, në katër ndeshje të UEFA Europa League dhe në 15 sfida të kampionatit francez Ligue 1.

Një vit më parë, ai është caktuar nga UEFA për të gjykuar Super Kupën e Evropës mes Manchester City dhe Sevilla, e luajtur në Pire të Greqisë. Ndërsa, në Francë, ka arbitruar edhe finalen e Kupës në vitin 2021.

Është një ndër arbitrat më premtues në Evropë dhe i cili ka fituar në rang gjatë viteve të fundit mes arbitrave të UEFA-s. Albanian Post

 

Marketing

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

 

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Hyn në fuqi vendimi për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 7.5 tonë

Nga sot ka hyrë në fuqi vendimi për ndalimin e qarkullimit në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të...

Moti sot: Me diell e temperatura deri në 37 gradë

Këtë të premte pritet të mbajë mot i nxehtë, me diell e vranësira të pakta gjatë ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin në mes 18...

Lajmet e Fundit