Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Komunës së Malishevës bëhet e ditur se homazhe janë bërë në vendet e rënies në Rahovec, në memorialet e ngritura për ta dhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë.

Në këtë ceremoninë përkujtimore kanë marrë pjesë protagonistët dhe eprorët e lartë të UÇK-së, deputetë, personalitete të jetës politike dhe kulturore, familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë. Ndër ta ishin Fatmir Limaj (komandant Çeliku), Nait Hasani, Bekë Berisha, gjeneral Selim Krasniqi, kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë Metush Kryeziu dhe përfaqësues të qeverisë komunale në Malishevë.

“Si çdo vit, edhe sot, 26 vite më pas, nderojmë e kujtojmë atë çfarë ka ndodhur në betejat e luftës sonë për liri. Kujtojmë ditët e vështira të asaj kohe, vuajtjet, dhimbjet dhe sakrificën e korrikut të vitit 1998. Mirënjohja është virtyti më i mirë që manifestohet çdo ditë. Shpresoj që gjeneratat që vijnë do të jetojnë me lavdinë e krenarinë për vendin tonë, për të cilin është dhënë shumë, si në kohën për liri ashtu edhe në epokën e shtetndërtimit,” ka thënë në fjalët e tij përkujtimore Fatmir Limaj.

Ndërsa kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, u shpreh se janë bërë 26 vite dhimbje, por edhe krenarie me veprën e tyre, pasi sot jetojmë të lirë falë sakrificës së këtyre dëshmorëve të kombit.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri