Një person është plagosur në qendër të qytetit të Dragashit.
Rasti ka ndodhur afër Xhamisë në këtë qytet të Kosovës.
I dyshuari është identifikuar nga Policia e Kosovës dhe është bërë i mundur edhe arrestimi i tij.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Ai ka dhënë detaje se si ka ndodhur rasti.
“Një person është plagosur në qendër të qytetit të Dragashit. Me të marrë informacionin, ekipet policore kanë reaguar në mënyrë të shpejtë dhe kanë arritur ta bëjnë identifikimin e të dyshuarit dhe më pas edhe arrestimin e tij. Policia e Kosovës në konsultim me prokurorin do t’i bëjë hapat tjera të nevojshme lidhur me këtë rast”, ka thënë Gashi.
I pyetur nëse ka njohuri për gjendjen e të plagosurit, Gashi theksoi se pas pak do të dalin me një komunikatë për media, pasi që do të pranojnë raportin e policëve në teren.
“Do të dalim me një komunikatë për media në momentin që do t’i kemi të gjitha informacionet. Po e presim ekipin policor që kanë qenë në terren dhe do të arrijmë që të kemi më shumë informacione”, tha Gashi për Gazeta Insajderi.
Marketing
Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi