22.8 C
Prizren
E martë, 16 Korrik, 2024

Komuna e Dragashit formon Shtabin Emergjent dhe Komisionin për vlerësimin e dëmeve

 

Bazuar në njoftimin e Komunës, vlerësimi i dëmeve nga vërshimet prej komisionit përkatës do të bëhet për ekonomitë familjare, bizneset, sipërfaqet bujqësore dhe infrastrukturën publike.

Në këtë rrafsh i është bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë pësuar dëme, që para se të fillojnë me sanimin e gjendjes, të bëjnë fotografi dhe video të cilat do të shërbejnë si dëshmi për tu prezantuar para Komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve.

Krahas kësaj, qeveria lokale ka bërë thirrje që bashkë me qytetarët dhe bizneset private të cilat kanë pajisje teknike dhe mjete motorike të vazhdohet sanimi i dëmeve në terren.

“Apelohet tek të gjithë qytetarët e fshatrave të prekur nga vërshimet, sidomos banorët e fshatit Kuk dhe ato vendbanime ku vërshimet kanë dëmtuar në masë të madhe rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, që të mos përdoret uji për pije (ose të vlohet uji në rast të përdorimit për pije), derisa organet kompetente të bëjnë analizat dhe të vlerësojnë nivelin e ndotjes së ujit”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë është theksuar se në amvisëritë ku uji ka depërtuar në dhoma apo bodrume dhe qytetarët nuk kanë mundësi që ta nxjerrin atëherë mund ta thirrin Shërbimin e Zjarrfikësve për ndihmë në këtë aspekt në numrin kontaktues 049 773 777.

Në takim krahas drejtuesve të pushtetit lokal, kanë marrë pjesë udhëheqësit e Shërbimit të Zjarrfikësve në Dragash, pastaj kryetari i Komisionit qendror për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera si dhe drejtues të KRU “Hidro-regjioni Jugor” në Prizren. /Telegrafi/

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Zyba lë Ballkanin, shkon te Slovan Liberec

Qëndrim Zyba nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Ballkanit. Skuadra nga Suhareka ka njoftuar se mesfushori  do ta vazhdojë karrierën e tij në Çeki...

DokuFest ka shpallur programin e dokumentarëve muzikorë

Tradita shumëvjeçare në festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” për shfaqjen e programit të veçantë me dokumentarë muzikorë do të vijoj...

Lajmet e Fundit