10.8 C
Prizren
E shtunë, 19 Tetor, 2024

DokuFest ka shpallur programin e dokumentarëve muzikorë

Tradita shumëvjeçare në festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” për shfaqjen e programit të veçantë me dokumentarë muzikorë do të vijoj edhe sivjet. Në programin e sivjetmë do të shfaqen gjashtë filma të tillë në kuadër të përzgjedhjes së titulluar “Pleasure Heads Must Burn: Music on Film”. 

Sipas organizatorëve të festivalit, kjo është edhe një tjetër përzgjedhje elektrike e filmave të këtij zhanri.

“Ndërkohë që DokuFest vazhdon të eksplorojë çdo gjë dhe gjithçka që ka të bëjë me muzikën dhe filmin, ka kënaqësinë të sjellë edhe një tjetër përzgjedhje elektrike të dokumentarëve muzikorë në festival, nën titullin ‘Pleasure Heads Must Burn: Music on Film’”, thuhet në njoftimin e DokuFestit.

Tutje sqarohet se në këtë program audienca mund të gjej një portret të kompletuar të grupit legjendar post–punk, The Birthday Party, ndërsa marrin rrugë nga Australia drejt Londrës, në përpjekje për të filluar karrierën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, Mutiny in Heaven: Nick Cave’s The Birthday Party.

Pjesë e programit, sipas njoftimit, është edhe historia e grupit skocez post–rock Mogwai teksa punojnë gjatë pandemisë për albumin e tyre të 10-të “As the Love Continues”, treguar shkëlqyeshëm në Mogwai: If the Stars Has a Sound.

Gjithashtu performanca e fundit e Ryuichi Sakamoto’s është kapur në mënyrë madhështore në Ryuichi Sakamoto | Opus, një koncert kur autori shfaqet duke luajtur në piano për herë të fundit para se të ndërronte jetë.

Në filmin Efterklang: The Makedonium Band publiku njoftohet me grupin e famshëm indie-pop Efterklang nga Danimarka, ndërsa përgatiten bashkë me muzikantët vendor maqedonas për krijimin e një performance para monumentit të mahnitshëm arkitektonik të pavarësisë Makedonium.

“Pas shfaqjes së filmit, Efterklang do të performojë në skenën e kinemasë Lumbardhi Open Air”, thuhet në njoftim.

Përmbylljen e këtij programi e bëjnë dy filma që flasin për ndërlidhjen mes muzikës dhe luftës për liri, përkatësisht HAIYU – Rebel Singer Mariem Hassan and the Struggle for a Free Western Sahara dhe Dancing Palestine.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Vdes këngëtari i One Direction, Liam Payne

Ish-këngëtari i One Direction, Liam Payne, ka vdekur pasi dyshohet se ra nga dhoma e tij e hotelit në Buenos Aires, Argjentinë, sipas raportimeve...

Nisin punimet për projektin e urbanizimit të mëtejmë të qytetit të Malishevës

Gjatë ditës së sotme në qytetin e Malishevës kanë filluar punimet në projektin e radhës për urbanizimin edhe më tej të qytetit të këtij...

Lajmet e Fundit