21.8 C
Prizren
E shtunë, 5 Tetor, 2024

Fillon asfaltimi i rrugës kryesore në Malishevë, Kastrati premton urbanizim të plotë

Komuna e Malishevës sot filloi procesin e asfaltimit të rrugës nga Stacioni i Policisë, që vazhdon përreth zonës së varrezave të qytetit deri te kyçja në rrugën afër Gjykatës në Malishevë.

Këtë investim të ekzekutivit komunal nga afër e pa edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, të cilin e shoqëronin drejtorët Hafir Rexha, Sylë Dukolli dhe bashkëpunëtorë e asamblistë të Kuvendit Komunal.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nisjen e asfaltimit të kësaj rruge dhe investimeve të tjera që po realizohen në infrastrukturën rrugore, tokësore dhe nëntokësore, e ka vlerësuar si të domosdoshme për Malishevën dhe qytetarët e saj.

Ai theksoi se premtimet e dhëna për ‘Malishevën Urbane’ po realizohen jo vetëm në infrastrukturën rrugore, por edhe me projektin madhor, si parkingun nëntokësor, bulevardin Ibrahim Mazreku, për të cilin jemi zotuar se do t’i përfundojmë brenda dinamikës së planifikuar.

Këto projekte janë arsyeja pse qytetarët na kanë besuar, dhe tashmë po i vëmë në jetë. Ndërtimi i rrugëve do të vijojë edhe në zona të tjera të qytetit, deri në urbanizimin e plotë të Malishevës sonë.

“Një Malishevë të zhvilluar e meritojnë qytetarët tanë dhe ne po e bëjmë të tillë! Urime!”, tha në fund të fjalës së tij kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

 

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Shijoni rehatinë, qetësinë dhe relaksin maksimal në Hotel "Albes Residence"! Rezervoni qëndrimin tuaj dhe përjetoni një atmosferë të paharrueshme. Shërbimet tona: Salla e dasmave me kapacitet...

Alishani: Qeveria e Totajt po politizon arsimin në Prizren

Vetëvendosje në Prizren ka kundërshtuar edhe një herë emrat e propozuar për përbërjen e komisionit përzgjedhës të drejtorëve të shkollave. Kuvendarja e LVV-së në Prizren,...

Lajmet e Fundit