Gundogani do të rikthehet te City

Mesfushori Ilkay Gundogan do të rikthehet në Manchester City, kjo gjë tashmë është e sigurt.

Marrëveshja është arritur dhe mesfushori gjerman me prejardhje turke do ta nënshkruajë kontratën njëvjeçare me “Citizens”, deri në qershor të vitit 2025. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari sportiv italian, njëherësh ekspert i transfereve, Fabrizio Romano.

Gjuha e përbashkët është arritur pas bisedimeve pozitive në 48 orët e fundit. Trajneri Pep Guardiola ishte ai që e dha dritën e gjelbër për ta pasur prapë në dispozicion mesfushorin kreativ, i cili po largohet nga Barcelona pas vetëm një viti të kaluar në “Camp Nou”.

Për mesfushorin me përvojë kampioni anglez nuk do të paguajë fare para, ndërsa Barça do të lehtësohet me largimin e tij pasi nuk do ta paguajë një rrogë të lartë dhe do t’i lirohet vendi për ta regjistruar Dani Olmon.

 

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Mbahet konsultimi publik për Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029 në Rahovec

Në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec është mbajtur konsultimi publik për Projekt-Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029, me pjesëmarrjen e qytetarëve, ekspertëve dhe përfaqësuesve...

Lajmet e Fundit