Komuna e Malishevës sot filloi procesin e asfaltimit të rrugës nga Stacioni i Policisë, që vazhdon përreth zonës së varrezave të qytetit deri te kyçja në rrugën afër Gjykatës në Malishevë.
Këtë investim të ekzekutivit komunal nga afër e pa edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, të cilin e shoqëronin drejtorët Hafir Rexha, Sylë Dukolli dhe bashkëpunëtorë e asamblistë të Kuvendit Komunal.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nisjen e asfaltimit të kësaj rruge dhe investimeve të tjera që po realizohen në infrastrukturën rrugore, tokësore dhe nëntokësore, e ka vlerësuar si të domosdoshme për Malishevën dhe qytetarët e saj.
Ai theksoi se premtimet e dhëna për ‘Malishevën Urbane’ po realizohen jo vetëm në infrastrukturën rrugore, por edhe me projektin madhor, si parkingun nëntokësor, bulevardin Ibrahim Mazreku, për të cilin jemi zotuar se do t’i përfundojmë brenda dinamikës së planifikuar.
Këto projekte janë arsyeja pse qytetarët na kanë besuar, dhe tashmë po i vëmë në jetë. Ndërtimi i rrugëve do të vijojë edhe në zona të tjera të qytetit, deri në urbanizimin e plotë të Malishevës sonë.
“Një Malishevë të zhvilluar e meritojnë qytetarët tanë dhe ne po e bëjmë të tillë! Urime!”, tha në fund të fjalës së tij kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.
Marketing
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit