“Është kaq e vështirë të gjesh fjalë kur ndihesh totalisht e dështuar dhe në fakt në këto momente e tillë ndihem”.
Ky ka qenë komenti i atletes Luiza Gega pasi nuk ia doli të kualifikohej në fazën finale duke u renditur e nënta në garën 3000 metra me pengesa.
“Çdo gjë kalon me kohën por në këto moment dhemb shumë sepse vërtet jam munduar dhe ëndërruar që do ja dal pavarësisht se gjërat që në muajin prill pasi u sëmura morën dishezën. Ëndrra e Parisit mbyllet sot.
Gega mbeti prapa që prej nisjes dhe nuk u duk në asnjë çast në kushtet fizike të duhura, për të rivalizuar pjesën tjetër të grupit garues, në baterinë e dytë të zhvilluar gjatë paradites.
Koha e shqiptares ishte shumë larg asaj të fitueses së baterisë, Winfried Yavi, e cila dominoi kursin e garës dhe paracaktoi ritmin e saj.
Po ashtu, nga bateria e Gegës, drejt finales shkojnë edhe etiopiania Almayew, amerikania Constien, britanikja Bird dhe kazakja Jeruto.
Mbetet për t’u parë ndërkaq shpjegimi që Gega do të japë sa i takon paraqitjes së saj dhe nëse ka apo jo dëmtime, të cilat mund të kenë influencuar këtë performancë jo të kënaqshme dhe larg kohëve të saja më të mira.
Sytë e Shqipërisë tanimë mbeten vetëm nga mundja, ku mund të ketë shanse për medalje olimpike me tre mundësit çeçenë, të natyralizuar shqiptarë./ Albanian Post
Marketing
Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit