Një qytetar nga Komuna e Prizrenit, me inicialet XH.V., ka dhënë një shembull të shkëlqyer të ndershmërisë, duke dorëzuar një kuletë të gjetur në Stacionin Policor në Prizren.
Kuleta përmbante një shumë prej 200 euro, 35 franga zvicerane dhe 500 denarë të Maqedonisë së Veriut, si dhe disa dokumente personale.
Pas gjetjes së kuletës, qytetari XH.V. e njoftoi menjëherë Policinë dhe e dorëzoi kuletën në stacionin policor. Identiteti i pronarit të humbur është K.M. nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
Pranim-dorëzimi i kuletës u krye në mënyrë të rregullt në Stacionin Policor në Prizren.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka shprehur falënderime të sinqerta për qytetarin XH.V. për gjestin e tij human dhe shembullor, duke nënvizuar rëndësinë e ndihmës dhe ndershmërisë në komunitet.
Marketing
Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
https://prizrenpress.com/edi-alumin-ne-prizren-shpall-konkurs-per-mjeshter-te-dyerve-dhe-dritareve-te-plastikes/
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit