4.7 C
Prizren
E diel, 1 Shkurt, 2026

385 raste të pickimit të njerëzve nga rriqrat në Malishevë

Komitetit për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Persona me Aftësi të Kufizuara në Malishevë, në mbledhjen e tretë të rregullt të Komitetit, të mbajtur të hënën, të kryesuar nga Aziz Thaçi, shqyrtoi dhe debatoi për raportin pesëmujor të dërguar nga QKMF-ja.

Sipas raportit, brenda kësaj periudhe në territorin e komunës së Malishevës janë pickuar 385 persona, por asnjë nuk është i hospitalizuar.

“Një menaxhim i mirë u përkushtohet punës dhe ekipeve mjekësore të cilët mbajtën ligjërata  të drejtpërdrejta me nxënës të shkollave dhe kjo padyshim ka ndikuar në informimin e tyre. Po ashtu angazhim në këtë drejtim kanë dhënë edhe sektorët e bujqësisë dhe të emergjencave të cilët dolën në terrene fushore, ku bënë spërkatjen e hapësirave publike. Këta janë faktorë që mbrojtën banorët që punojnë në fusha nga pickimet e rriqrave. Këshilla profesionale nga anëtarët e komitetit është se situata me ethet hemorragjike nga rriqrat nuk është tejkaluar tërësisht, prandaj edhe kërkohet përkujdesje nga të gjithë qytetarët që t’u përmbahen rregullave të mbrojtjes nga rriqrat, sidomos në këta muajt e vapës dhe punës në fusha”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministria e Financave ka bërë të ditur se pagesat në vlerë prej 100 eurove për studentët janë realizuar plotësisht, duke u ekzekutuar në disa...

Prizren: Arrestohet i dënuari me 2 vite burgim për shitblerje të drogës, dërgohet në vuajtje të dënimit

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar E.Q., pasi po kërkohej si i dënuar me 2 vjet burgim për shitblerje të narkotikëve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit