28.8 C
Prizren
E diel, 14 Korrik, 2024

“Prizren Rock and Blues Festival” mbyll edicionin e dytë me muzikë frymëzuese

Edicioni i dytë i “Prizren Rock and Blues Festival” është përmbyllur gjatë fundjavës me muzikë që ka bërë bashkë moshat e ndryshme në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve. Publiku për tri netë rresht ka pasur mundësinë që të dëgjoj muzikantë të shquar të zhanreve të ndryshme të rockut dhe bluesit.

Njëjtë si publiku që ka shijuar muzikën, edhe bendet e ndryshme janë shprehur të kënaqur që kanë pasur mundësinë të performojnë në Kosovë. Madje kanë tërhequr paralele edhe me vendet e tyre, raporton Telegrafi.

Benoit Martiny nga The Benoit Martiny Band në natën e fundit të këtij edicioni ka theksuar se vjen nga Luksemburgu, që është një shtet i vogël dhe “nganjëherë të jep ndjenjën se je i izoluar”.

“Dhe kjo të bën të ndjehesh i frustruar. Dhe kur të ndiheni kështu ndoshta ju ndihmon kënga …”, ka thënë ai. Bashkë me bendin e tij, ata kanë performuar jazz-rock muzikë, që ka argëtuar publikun në fillim të mbrëmjes.

Pak më shumë energji te publiku ka sjellë Bon Jovi Experience, bendi i cili është paraqitur për herë të dytë në Prizren, me interpretimin e hiteve të grupit legjendar, si ‘Livin’ On a Prayer,’ ‘Always’, ‘It’s My Life‘, ‘You Give Love a Bad Name‘, ‘Bad Medicine‘ dhe të tjera. “Gjithmonë kënaqësi të jemi këtu. Kjo është paraqitja e jonë e dytë në Prizren. Vjet ka pasur shi, ndërsa sonte është nxehtë. Dhe po kënaqemi”, ka thënë vokalisti Tony.

Pas tyre është paraqitur kitaristi me nam botëror Frank Gambale me All Star Band, për të dhuruar tinguj mahnitës me kitarë, dhe për të sqaruar se bendi ka udhëtuar gjatë për të performuar në Prizren. Frank Gambale gjatë këtij edicioni ka mbajtur edhe një master klasë për muzikantët e interesuar, raporton Telegrafi.

Edicioni i dytë është përmbyllur me rock performancën e Bojken Lakos nga Shqipëria, që ka elektrizuar publikun më besnik deri në orët e para të ditës së diel.

Edicioni i dytë i “Prizren Rock and Blues Festival” nga kryetari i Komunës, Shaqir Totaj është vlerësuar si i suksesshëm. “Për tri netë radhazi, Prizreni jehoi me tingujt e rock-ut dhe blues-it, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme për të gjithë dashamirët e muzikës. Festivali, mblodhi artistë të njohur vendas dhe ndërkombëtarë, të cilët performuan në skenën e madhe dhe tërhoqën mijëra vizitorë. Me përfundimin e festivalit, Prizreni konfirmon edhe një herë statusin e tij si një qendër e rëndësishme e muzikës dhe kulturës”, është shprehur ai.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Lajmet e Fundit