15.8 C
Prizren
E enjte, 24 Tetor, 2024

Argjentina fiton për herë të 16-të në histori Kupën e Amerikës

Argjentina triumfon në Copa America.

Skuadra bardhekaltër vulosi suksesin rekord të 16-të në histori, në Copa América, pasi një gol në kohën shtesë nga Lautaro Martínez i dha një fitore të vështirë 1-0 ndaj Kolumbisë në Miami.

Me fillimin e ndeshjes të shtyrë për më shumë se një orë për shkak të problemeve të mëdha me biletat jashtë stadiumit Hard Rock, të dyja skuadrat nuk humbën kohë për të pohuar autoritetin e tyre në fushë.

Fillimisht Julián Álvarez bëri një përpjekje për La Selección kur u vendos mirë në zonë, përpara se në skajin tjetër të fushës, Jhon Córdoba të gjuajti një goditje të rrezikshme mbi trahun e portës.

Me kalimin e minutave, Kolumbia filloi të dominonte topin dhe të dukej më kërcënuese, megjithatë rastet më të mira erdhën në shtesën e pjesës së parë me Lermën për kolumbianët e Messin për Argjentinën, të cilat nuk u finalizuan me sukses.

Në minutën e 65-të Lionel Messi la fushën mes lotësh për shkak të një dëmtimi, ndërsa zëvendësuesi i tij, Nico Gonzales pati impakt të menjëhershëm, duke shënuar gol, por festa u ndal nga flamuri i anësorit, që sinjalizoi pozicion jashtë loje.

Goli vendimtar për Argjentinën erdhi në minutën e 112?, kur Lautaro Martinez, i cili u shpall edhe golashënuesi më i mirë i Copa America 2024, shfrytëzoi një pasim të Lo Celsos për të dërguar topin në rrjetë dhe gjetur golin, teksa festën e ndau me Lionel Messin në pankinë.

Kolumbia provoi të reagojë, por pa rezultat, teksa në sekondat e fundit pretendoi edhe një penallti, por nuk mendonte kështu arbitri dhe VAR-i.

Kolumbianët pësuan kështu humbjen e parë në dy vite, pas plot 28 ndeshjeve radhazi, por për fatin e keq u mposhtën në atë më të rëndësishmen.

Nga ana tjetër Argjentina u bë mbretëresha e kontinentit, duke fituar Copa American për herë të 16 në histori, më shumë se çdo skuadër tjetër.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

MI-ja ndan mbi 1 milion euro për ndërtimin e rrugës Gorozhup-Pogaj

Një rrugë e re ndërkufitare ka nisur së ndërtuari nga Ministria e Infrastrukturës.Fshatarët Gorozhup dhe Pogaj, njëri në territor të Kosovës dhe tjetri në...

Kryetari i Malishevës: Përfunduan punimet e vendosjes së përçuesit të ri elektrik, qytetarët tanë do të kenë një dimër pa reduktime

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se kanë përfunduar punimet për vendosjen e përçuesit të ri elektrik përgjatë linjës Malishevë-Rahovec. Kastrati ka theksuar se...

Lajmet e Fundit