2.3 C
Prizren
E shtunë, 11 Janar, 2025

Kurti për Betejën në Rahovec: Krimet e Serbisë s’do të mund të zhduken e harrohen

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka kujtuar Betejën e Korrikut të vitit 1998, për të cilën tha se filloi më 17 korrik brenda qytetit të Rahovecit dhe në fshatin Fortesë.

Sipas Kurtit, UÇK-ja po mbronte popullatën civile nga depërtimi i forcave ushtarake dhe policore serbe në Rahovec, teksa forcat serbe vranë 150 civilë shqiptarë.

“’Gjatë luftimeve në rrugë, civilët shqiptarë ishin lidhur në shtylla elektrike si mburoja njerëzore për forcat serbe. Dy persona raportohet se u panë të varur në shtylla elektrike, disa të tjerë u masakruan duke ua prerë fytin dhe hequr sytë, ndërsa disa të tjerë raportohet se u shkelën nga automjetet e blinduara dhe tanket”, thuhet mes tjerash në Opinionin e miratuar nga Komiteti për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, më 23 shtator 1998. Në këtë opinion, flitet edhe për ekzekutime brenda dhe rreth teqes dhe xhamisë në Rahovec, ku forcat policore serbe kishin shtënë në një grup refugjatësh, përfshirë gra dhe fëmijë, duke vrarë shumë prej tyre”, shkroi Kurti.

Më tej, Kurti përmendi edhe rastin e vrasjes së prijësit fetar 78-vjeçar, Sheh Myhedinin, për të cilin tha se u kishte ofruar civilëve strehim në teqe, teksa policia serbe e qëlloi nga afër për vdekje.

“Forcat policore e ushtarake serbe vranë 150 civilë shqiptarë. Shumë nga ta u varrosën në dy gropa të mëdha, në përpjekje të zhdukjes së gjurmëve të krimeve. Krimet e Serbisë në Kosovë nuk mund të zhduken e as të harrohen”.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë martirët dhe dëshmorët e rënë në betejën e lavdishme të Rahovecit”, tha ai.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Tom Holland: Do heq dorë nga aktrimi kur të bëhem baba

Tom Holland ka zbuluar planet e tij për të lënë aktrimin dhe për t'u bërë baba që qëndron në shtëpi kur ai dhe Zendaya...

Poezi nga Prend Ndoja: Mos e lavdëroni turpin

Prend Ndoja Nga JU..., pamëshirshëm njolloset qenia jonë, Sa trishtim-hije e rëndë për botën Arbërore, “TOP... lajmet” në atdhe, e disa “VIP-a” në Amerikë, Me skena të tilla...

Lajmet e Fundit