28.8 C
Prizren
E shtunë, 28 Shtator, 2024

Serbi i akuzuar për krime lufte në Prizren nuk pranon fajësinë, seanca përcillet me tensione

Seanca gjyqësore ndaj serbit Millosh Pleskoviq është përcjellë me tensione të mëdha, pasi ky i fundit nuk e pranoi fajësinë.

Mospranimi i fajësisë, irritoi vëllanë e viktimave, i cili më pas u largua prej seancës nga zyrtarët e Shërbimit Korrektues.

Fillimisht, prokurori i rastit, Ilir Morina, lexoi aktakuzën me të cilën e ngarkon serbin, Pleskoviq.

Sipas aktakuzës, Pleskoviq ka kryer vrasjen e dy vëllezërve, Binak dhe Reshat Daçaj gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan EkonomiaOnline.

Në dosjen e Prokurorisë bëhet e ditur poashtu se mjëri nga viktimat kishte qenë e gjymtuar pa kokë në trup.

“Prokuroria e Kosovës me datën 06.06.2024 ka ngritur aktakuzë ndaj Millosh Pleakoviq. I ka shkelur rëndë rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër personave civil. Duke kryer vrasjen e binjakeve Binak dhe Reshat Daçaj, në periudhën kohore forcat policore ushtarake të Serbisë ishin stacionuar në kundrën rrethi Prizrenit për shkak të konfliktit të armatosur. Ndërsa 11 shtator 1998 ne afërsi të Prizren viktimat kanë shkuar në malin e tyre për të marr dru për ngrohje dhe derisa ishin duke ecur kanë hasur në  7-8 persona të forcave serbe. Fillimisht i kanë kërkuar qe të ndaleshin pastaj i kanë fyer, në atë moment i pandehuri ka shtënë me kallashnikov. Viktimat Binak Fatmir dhe Reshak Daçaj kanë mbetur në vendin e ngjarjes të vrarë për shkak të shtënave me armë.Viktimat ishin të gjymtuar, njeri nga ata nuk e kishte kokën në trup”, thuhet në dosjen e Prokurorisë, të lexuar nga prokurori Morina.

Ndërsa kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri, tha se në këtë seancë vetëm do të merren deklarata e të akuzuarit, për shkak që është në gjykim fillestar.

I akuzuari nuk e pranoi fajësinë, dhe për këto vrasje “duhet të gjykohet ai që e ka kryer veprën”.

“Nuk e pranoj aktakuzën më vjen keq për viktimat duhet të përgjigjet ai që e ka kryer atë krim dhe jo unë”, tha Pleskoviq.

Ndaj të akuzuarit me nofkën “Qeli” ka edhe një procedurë tjetër si i akuzuar për tjetër vepër penale.

Pala e dëmtuar ka kërkuar kompensim të dëmit në rast se Pleskoviq del fajtor në fund të gjykimit.

Avokatja e të pandehurit kërkoi për ndryshimin e masës së sigurisë, mirëpo u kundërshtua nga ana e prokurorit, Ilir Morina.

Sipas Morinës, gjendet një dëshmitar anonim që ka frikë nëse Pleskoviq është i lirë.

“Mendoj që kërkesa për ndryshimin e masës të refuzohet sepse nuk ka ndryshuar asnjë formë juridike. E vetmja mundësi bazë është mundësia e arratisjes. Siç e din Gjykata kemi një dëshmitar anonim i cili ka frikë për jetën e vet dhe mbi bazën e kësaj nëse i pandehuri gjendet në liri mund t’ia rrezikoj jetën e tij. Sa i përket bazës se arratisjes i kemi dhënë arsyet me shkrim të aktakuzës”, tha prokurori Morina.

Marketing

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Nxënësit e komuniteteve në Prizren ankohen se nuk janë pajisur me libra

Shumë nxënës në shkollën ‘Motrat Qiriazi’ dhe ‘Mati Logoreci’ nuk janë pajisur me libra, kjo pasi ata nuk i kanë marrë ende mjetet nga...

Ditë me diell sot, temperaturat arrijnë në 25 gradë Celsius

ot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e vranësira të pakta. Kështu bëhet e ditur përmes njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Temperaturat pritet...

Prizreni pa rivalë

Lajmet e Fundit