12.8 C
Prizren
E premte, 25 Tetor, 2024

Leonard Cohen qe ndryshe

Nga: Frank Guan
Përktheu dhe përshtati në shqip: Hortensia Pëllumbi Haxhiademi

Nëse e adhurove Leonard Cohenin, duhet me pasë kurajon me e pranue se ajo ç’ka deshe ma fort prej tij ishte fakti që Cohen qe ndryshe… ndryshe nga ti, ndryshe nga ai, ndryshe nga bota që ná rrethon; ai ishte thjesht ndryshe

Ai, nuk qe amerikan.

Natyra e tij joamerikane ishte ma shumë se çeshtje nënshtetsie; mendja e tij, shpirti i tij, risitë dhe ndjesitë e tij ishin të hueja nga ato pasiguri që ngahera ftohtë konturojnë amerikanët e botën që kane ndërtue… Ai ishte kanadez prej lindjes, por s’mundesh me e quejt thjesht kanadez.

Cohen ishte aq i veçantë – e s’mund të vendoset brenda do hapsinave të përkufizueme qartë.

Me prejardhje ebreje, Leonard Cohen ishte i nji diaspore në vetvete, porse dallimet mes skajesh të ndryshme të globit, zbeheshin nga dritëhijet e tij pakufí… Mbase Cohen ishte poet kohë ma parë se t’ia përkushtonte jetën tingujve. Karakteri i shumë muzikantëve mbeshtillet pak a shumë prej këngës së tyne.

Për Cohenin, personaliteti i rrallë i priu kangës. Muzika ishte mjeti me ia përmbajtë përkohësisht thelbin. Albumet e tij ma të sukseshëm rrënqethin me nji intensitet e mjeshtëri, përtej vetë melodisë e ritmit, Coheni e jetoi kangën si dikur hebrenjtë e jetuan jetën: Udhëtar pelegrin me nji libër, shumë libra, të vetët. Nga ana tjetër, tingulli ma fort se çdo tjetër ia foli vehten! Librin e shpirtin, plot psalme e magjina, jo ligje e doktrina…

Vargu dhe proza e tij pa të dytë, qenë mendue me tinguj e për tinguj, lindun n’oshtimë baladash. I madh sa jeta, magjepës si miti, zani e fjala e tij pati aftësinë me u lëmue shpirtnash e trupzue trupash ,e jo vetëm; gjithnji tuj marrë nji shije dhe aromë. Diçka nga zani i thellë, t’përcjell ndjesinë e ambël, sa çaji dhe portokallat e Suzanës janë ma tepër se mendime e fjalë – por kanë nji zanafillë të mbushun me aromë e dëshirë, dëshirë me dashtë…

Porsi gurutë nga mësoi e rabinët prej kah vinte, Cohen mishëron dije dhe bindje; kur të tjerët u zbehën ai shkëlqeu, kur ata dyshuen ai kuptoi; e ai kuptoi dashninë – prej nji çastit deri në pakohësi. Seks dhe përjetsi, ishin polet binjake të planetit që fryma e tij i thirri me qenë; bashkue pamëshirë nga nji bosht i mshefun, por asnjiherë dashakeq!

Muzika e tij qe e pamëshirë njashtu si koha asht e pamëshirë – në sytë e Zotit që shohin përtej kohës. Dashnitë gjithnji puqen, e dashnitë gjithnji ndahen. Ky vizion, që vjen ma natyrshëm tek gratë sesa burrat e veçon Cohen prej grupit të kantautoreve mà në zà të cilëve u përkiste; ndaj e bani shumë të dashtun për dëgjueset, aq sa Dylan dhe Simon asnjiherë s’mundën me e mbrritë kët trajtë adhurimi. Dashnija e përjetshme asht mashtruese. Anipse – me do fjalë të zgjedhuna, me nji kandvështrim të vetin, ai mundi me e mbrritë e në të njajtën kohë të ishte i vërtetë. E Cohen i pat ato fjalë, e at kand. Ai na rrëfeu nji jetë, ku dashnia asht dyfish e kënaqun, jetadhanse si çaji, ushqim si portokalli. E nëse jeta s’asht, e s’mund të jetë nji gjà e ambël, s’ka pse të jetohet pa andrrën se nji ditë mund të jetë.

Cohen është pjesë e nji grupi artistësh që u shfaqen në ’60-at e trazuara, e u ndigjuan me zell nga audienca e kohës, athere të rinj amerikanë, brez që sot njihet me termin “boomers”. Ishte koha e televizionit. Por, Cohen, lindun në vitet ’30, mbeti gjithnji pjesë e atij t’fundit brez të bukur, për të cilin fjala e shkruar duhej ma fort se ç’do imazh televiziv. Tuj lanë mënjanë ndasitë në brez, timbër e vlera, tingujt e mesazhet e tij mbeten po aq mbresëlanëse e të fuqishme sa ato që Dylan a Simon u përcollën audiencave të tyne.

Cohen mbylli sytë në vigjilje zgjedhjesh, fundi i të cilave shënoi fundin e çdo kange që ai njohu: dashni, besim, largpamsi e paqe; tuj huazue librin e shenjtë: mjaft do t’i falet Leonard Cohenit pse ai donte dhe dinte mjaft. Vështirë me thanë se brezi që atë e pat idhull, do trajtohet po njisoj …

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Shoqata “Vatra” organizon mbrëmje me bashkatdhetarët – i pranishëm në takim ishte edhe Ramush Haradinaj.

Prend Ndoja Në kuadër të aktiviteve në të mirë të komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe të ruajtjes së lidhjeve me vendlindjen, mbrëmë Federata panshqiptare “Vatra” ka...

Çkapja e shteti

  Nga Behxhet Shala Arroganca primitive e pushtetit : Në zgjedhjet e shkurtit 2021 pati një dridhje tektonike të pushtetit paraprak prej mbi 50 përqind të...

Njeriu i Harruar

Lajmet e Fundit