Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se Komuna e Rahovecit nuk i ka përfunduar sipas afateve kohore punët në nëntë kontrata publike.
Në projektin “Trajtimi i shtretërve të përrenjëve në Komunën e Rahovecit” faza e parë e të cilit kishte kushtuar 815 mijë euro, kontrata ishte nënshkruar më 02.09.2020 dhe do të duhej të përfundonte për 24 muaj.
Por, ZKA ka evidentuar se deri në situacionin e 5-të të datës 17.10.2023 projekti ishte realizuar vetëm 47%, që rezulton se ka një vonesë prej rreth 13 muajsh.
Vonesa kishte edhe në projektin “Ndërtimi i kompleksit sportiv në zonën turistike të Rahovecit- lot 2”.
Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë
Sipas kontratës, punët për këtë tender rreth 356 mijë eurosh të nënshkruar më 25.10.2021 do të duhej të përfundonin për 300 ditë.
Por sipas ZKA-së, deri në situacionin e gjashtë, të datës 15.12.2023, projekti ishte realizuar vetëm 51% e që rezulton me vonesë rreth 15 muaj.
Me 16 muaj vonesë rezulton edhe projekti, lot 1, në vlerë 134 mijë euro, për rregullimin e varrezave të dëshmorëve dhe civilëve. Ky projekt ishte nënshkruar më 27.08.2020 dhe do të duhej të përfundonte për 24 muaj. Por ZKA ka evidentuar se deri në situacionin e katërt të datës 10.05.2023 projekti ishte realizuar në vlerë 121 mijë euro, që rezulton më vonesë rreth 16 muaj.
Raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Rahovecit për vitin 2023 rezulton me 8 rekomandime, pesë prej tyre rekomandime të reja dhe tri të përsëritura.
Auditori ka dhënë opinion të kualifikuar për pasqyrat financiare vjetore për Komunën e Rahovecit. Auditori jep opinion të kualifikuar kur Pasqyrat Financiare nuk janë në përputhje të plotë me standardet./kallxo.com
“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit