14.8 C
Prizren
E premte, 11 Tetor, 2024

Reduktohet furnizimi me ujë të pijes në Prizren, “Hidroregjioni Jugor” tregon arsyet

Furnizimi me ujë të pijes nga ana e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” do të ketë kufizime në pjesë të ndryshme të qytetit sikurse edhe në disa fshatra të Prizrenit. Sipas zyrtarëve të kësaj kompanie reduktimet si masë e përkohshme do të aplikohen prej orës 22:00 deri në orën 7:00.

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Ushtruesi  i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv në KRU “Hidroregjioni Jugor”, Fadil Berisha ka bërë të ditur se një vendim i tillë ka qenë i domosdoshëm marrë parasysh rënien e nivelit të ujit te burimet, keqpërdorimet, ndërprerjen e energjisë elektrike te stacionet e pompimit, sikurse edhe politikën e kompanisë të furnizimit të barabartë për të gjithë konsumatorët, raporton Telegrafi.

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Pas temperaturave të larta gjatë tërë muajit korrik është normale në Prizren që kemi edhe rënie të nivelit të burimeve. Arsye tjetër për aplikimin e reduktimeve si masë e përkohshme kuptohet është se kemi edhe keqpërdorime enorme të ujit të pijes. Pastaj ballafaqohemi edhe me ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike tek stacionet tona të pompimit, gjë që vështirëson furnizimin e rregullt me ujë të pijes”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, qëllimi kryesor i kompanisë është që të gjithë konsumatorët të kenë ujë të pijes gjatë stinës së verës.

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Ka shqetësime që disa zona më të fundit kanë probleme serioze me furnizim. Esenca është që t’i trajtojmë të gjithë njëjtë, edhe pse teknikisht nuk është aspak lehtë”, ka deklaruar Berisha.

Ai ka shtuar se KRU “Hidroregjioni Jugor” ka marrë masa për sigurimin e gjeneratorëve të rinj për të zbutur problemin e furnizimit së paku në zonat që preken nga ndërprerja e energjisë elektrike.

Krahas kësaj, Berisha ka përsëritur thirrjen drejtuar qytetarëve që mos ta keqpërdorin ujin e pijes, raporton Telegrafi.

“Duke pasur parasysh që temperaturat janë të larta dhe kërkesat për ujin e pijes janë në rritje, lusim të gjithë konsumatorët që të mos bëjnë keqpërdorimin e ujit të pijes dhe ta shfrytëzojnë atë në mënyrë sa më racionale, me qëllim të furnizimit të rregullt për të gjithë konsumatorët”, është shprehur Berisha.

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se orari i reduktimit nga ora 22:00 deri në ora 7:00 do të aplikohet për lagjen “Bajram Curri” dhe fshatrat Vlashnje, Kobaj, Atmaxhë, Grazhdanik, Nashec, Tupec dhe Landovicë.

Ndërsa, pjesa e lartë e qytetit që do të përballet me reduktime përfshinë lagjet “Kurillë”, “Bazhdarhanë”, “Ralin”, “Ortakoll”, “Lakuriq”, Arbanë”, dhe rrugët “Edit Durham”, “Jusuf Gërvalla”, “Ulqini”, “Fahredin Hoti”, “Ismail Kryeziu”, “Xhemë Gostivari”, “Xheladin Hana” si dhe fshatin Petrovë. /Telegrafi/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Limaj merr mbështetje të fuqishme në Prizren

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka qëndruar sot në Prizren, ku është takuar me strukturat e partisë për të diskutuar koordinimin e aktiviteteve për...

Totaj: Nuk do të jem kandidat për deputet

Zgjedhjet e 9 shkurtit janë afruar. Tashmë, partitë politike po i përgatisin listat zgjedhore me emrat e kandidatëve të mundshëm për deputet të Kuvendit...

Lajmet e Fundit